Kriza politike në Kosovë, dështon edhe seanca e sotme. Ndërkohë “Zëri” njofton se Presidentja niset nesër për në SHBA ku do qëndrojnë 2 javë

Postuar në 18 Shtator, 2014 10:25

Ndërkohë që në Kosovë kriza politike po thellohet, derisa edhe sot nuk u arrit që të votohej kreu i Kuvendit, “Zëri” njofton se Presidentja Atifete Jahjaga, do të niset nesër për në SHBA ku do të qëndrojë dy javë. Kjo me rastin e sesionit të 69-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. “Zëri” me të drejtë shtron çështjen se kjo vizitë është e papërshtatshme në një kohë kur kriza në vend është e thellë. Aq më tepër që vendi nuk ka as edhe kreun e Parlamentit të zgjedhur. Nga ana tjetër me siguri që do të ishte edhe më e pakuptimtë që të ishte Hashim Thaçi ai që merrte pjesë në OKB, në një kohë kur kundërshtarët e tij, e shpallën si fitore seancën e sotme plenare, përderisa treguan siç thanë ata “se PDK-ja nuk është shumicë”.

http://zeri.info/artikulli/49424/presidentja-iken-per-ne-shba-neser-perse

s.z   

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.