Arkiv-Lajme

290 milionë dollarë më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit

Postuar në 17 Shtator, 2014 01:19

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se të ardhurat e 8-mujorit në buxhetin e shtetit arritën në nivelin 2.36 miliardë dollarë, ose 65% e parashikimit vjetor, ndërkohë që ka kaluar 67% e vitit. Të ardhurat janë rritur 14.1% (rreth 290 milionë dollarë) në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Dhe kjo rritje nuk shpiegohet dot vetëm me rritjen ekonomike, sepse, sipas vlerësimit të FMN-së, rritja e Produktit të Brendshëm Bruto këtë vit është rreth 2.1%.

Një mendim tjetër, më konkret, për krijimin e ISIS, Fidel Castro: “MOSSAD dhe John McCain, krijuesit e organizatës”

Postuar në 16 Shtator, 2014 17:20

Ndërkohë që SHBA po deklaron se është në luftë tanimë me organizatën ISIS, idetë se pas këtij akti fshihet një lojë e dyfishtë, ose një rregullim i gabimeve të bëra nga vetë amerikanët nuk mungojnë. Një nga ata që mendon(?) se ISIS është krijuar nga vetë amerikanët është edhe Fidel Castro, i cili madje është shumë konkret; sipas tij është MOSSAD, shërbimi izraelit dhe senatori republikan John McCain që qëndrojnë pas idesë së krjimit të ISIS. Këto deklarata Castro i bëri në median shtetërore, por atyre u është dhënë jehonë edhe në mediat në Perëndim.

Drejtoresha rajonale e BB-së: 40% e shqiptarëve të aftë për punë, as punojnë dhe as kërkojnë punësim

Postuar në 16 Shtator, 2014 16:18

Drejtorja Rajonale e Bankës Botërore Ellen Goldstein, pohoi në një konferencë të nivelit të lartë mbi politikat në reformën e arsimit, se një nga sfidat më të mëdha të Shqipërisë është punësimi, por aktualisht punësimi është i ulët dhe papunësia është e lartë, thotë Zëri i Amerikës. “Rreth 40 përqind e popullatës në moshë pune as nuk po punon dhe as nuk po kërkon punë, dhe janë pasivë në këtë drejtim. Këto shifra janë më të larta për të rinjtë, gratë dhe të varfërit.

Berisha: “Arresti i Fullanit nën diktatin e Edi Ramës”. Për Izet Haxhinë: “Ai është vrasës. Për Azemin dyshova për Nanon, pastaj për Klosin dhe Gjinushin”

Postuar në 16 Shtator, 2014 15:02

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka qenë sot i ftuar në “Studio e Hapur” të Eni Vasilit. Çështja e parë ka qenë ajo e arrestimit të Ardian Fullanit, që sipas Berishës është i urdhëruar nga Edi Rama, madje me presione të jashtëzakonshme. Për Berishën edhe Elivar Golemi është lënë në burg padrejtësisht dhe për presion, duke shtuar se vetë arrestimi është në kundërshtim me ligin. Edhe dorëzimi i dosjes së BSH-së në parlament është sipas tij i vërtetë dhe është në kundërshtim me ligjin.

Papa Françesk sjell me vete si dhuratë, një kopje dixhitale të Mesharit të Buzukut

Postuar në 16 Shtator, 2014 14:46

Në ekspozitën me temë “Katolicizëm dhe Kulturë” të çelur në sallën “American Corner” të Bibliotekës Kombëtare në Tiranë, u prezantuan rreth 177 libra të fondit të Arkivës se Bibliotekës Kombëtare, nga autorë si At Zef Pllumbi, Ndre  Mjeda, Arshi Pipa, Martin Camaj, etj. I pranishëm ishte dhe kryeministri Rama që njoftoi se “ky është vendi i duhur për t’ju dhënë lajmin se i kemi kërkuar Papës një fotokopje të Meshari-t të Gjon Buzukut që ndodhet në Vatikan”. Është fjala për një

Ministri i Brendshëm Tahiri ndërron shefin e kabinetit dhe dy këshilltarë, “për të rritur performancën”

Postuar në 16 Shtator, 2014 14:20

Ka ndryshuar tre nga bashkëpunëtorët më të afërt Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri. Me urdhër të tij ndryshohet shefi i kabinetit dhe dy këshilltarë. Kështu largohet shefi i kabinetit, Bashkim Shehu dhe këshilltarët Nikoll Rrica dhe Bajram Yzeiri. Sipas Ministrisë së Brendshme, largimet bëhen “me qëllim rritjen e performancës në Ministrinë e Brendshme”. Në vend të Shehut, Drejtoreshë kabineti emërohet Silda Anagnosti Cepe. Ajo në vitin 1998 është diplomuar si juriste në Fakultetin Juridik, Universiteti i Tiranës.

Koloneli Demiraj, ministria e Mbrojtjes e padit për shkelje të rënda, Presidenti e dekoron

Postuar në 16 Shtator, 2014 13:17

Ministria e linjës e padit për shkelje të rënda, Presidenti i Republikës e dekoron. Ky është rasti i kolonel Dritan Demirajt, të cilin presidenti Nishani e ka dekoruar me Dekoratën “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Për largpamësinë, përkushtimin, drejtimin e misionit “Eagle 1”, dhe ndihmesën e tij në realizimin me sukses të shtatë misioneve të Forcave Speciale “Eagle” në Afganistan”. Ndërkohë  Ministria e Mbrojtjes ka depozituar në prokurori dy dosje  ku përfshihen akuza të rënda për përdorimin anti-kushtetues të Forcave të Armatosura.

Një “album” fotografik i Shqipërisë parakomuniste

Postuar në 16 Shtator, 2014 13:15

Robert Elsie ka sjellë në faqen e tij në internet një seri fotografish të Shqipërisë së kohës së pushtimit italian, realizuar nga fotografi Xhuzepe Masani. Elsie thotë që fotgrafitë janë marrë nga vëllimi i vitit 1940 “Albani: testo e fot di Giuseppe Massani”. “Albumi i Shqipërisë i vitit 1940, i harruar edhe ai, mbetet i mahnitshëm si pasqyrë e Shqipërisë së vjetër para komunizmit”, nënvizon Elsie dhe duhet thënë se ka të drejtë.

http://www.albanianphotography.net/massani/index.html#AL

s.z

“Il Giornale” parasheh rrezik xhihadist gjatë vizitës së Papës Françesk në Tiranë

Postuar në 16 Shtator, 2014 11:49

Ka mjaftuar një fotomontazh në faqen e fb të një predikuesi boshnjak, i cili në fotografinë e Papa Françeskut kishte vënë shënimin qafir; si dhe fakti që “kalifi” i ISIS, El Baghdadi, e ka shpallur armik Vatikanin, që gazeta italiane ‘Il Giornale’ të trajtojë rrezikun potencial që mund t’i kanoset papës në Shqipëri. Gazeta i referohet Giuseppe Espositos, zëvendës president i Kopasir, komitetit që kontrollon shërbimin sekret në Itali, që thekson se ISIS ka e deklaruar qëllimin se do të sulmonte Romën. Kësisoj, ky i Papës do të jetë një udhëtim me rrezik sipas shërbimit inteligjent.

Posta Shqiptare emeton pullën postare me tematikë “Papa Françesku në Shqipëri – 21 shtator 2014”

Postuar në 16 Shtator, 2014 10:33

Me rastin e vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri, Posta Shqiptare në kuadrin e festimeve në nder të kësaj ngjarje të rëndësishme emeton një pullë postare të posaçme, me sasi të limituar, e cila do të do të dalë në qarkullim më datë 21 Shtator 2014. Boceti i kësaj pulle mbas përzgjedhjes nga Komisioni Shtetëror i pullës postare shqiptare, është miratuar dhe nga Selia e Shenjtë e Vatikanit në Romë.  Emisoni i kësaj pullë përbëhet nga 1 seri me 1 pamje, një tabak të përbërë prej nëntë pullash si dhe nga Zarfi i Ditës së Parë (FDC).

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme