Drejtoresha rajonale e BB-së: 40% e shqiptarëve të aftë për punë, as punojnë dhe as kërkojnë punësim

Drejtorja Rajonale e Bankës Botërore Ellen Goldstein, pohoi në një konferencë të nivelit të lartë mbi politikat në reformën e arsimit, se një nga sfidat më të mëdha të Shqipërisë është punësimi, por aktualisht punësimi është i ulët dhe papunësia është e lartë, thotë Zëri i Amerikës. “Rreth 40 përqind e popullatës në moshë pune as nuk po punon dhe as nuk po kërkon punë, dhe janë pasivë në këtë drejtim. Këto shifra janë më të larta për të rinjtë, gratë dhe të varfërit. Shqipërisë i nevojiten reforma thelbësore; të riaftësojë të papunët aktualë, që t’i përshtasë me nevojat e tregut, ndërsa për fëmijët që nisin shkollën duhet garantuar një arsim cilësor dhe i harmonizuar me cilësi të lartë”, tha Goldstein.
a.k
Add new comment