Koloneli Demiraj, ministria e Mbrojtjes e padit për shkelje të rënda, Presidenti e dekoron

Ministria e linjës e padit për shkelje të rënda, Presidenti i Republikës e dekoron. Ky është rasti i kolonel Dritan Demirajt, të cilin presidenti Nishani e ka dekoruar me Dekoratën “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Për largpamësinë, përkushtimin, drejtimin e misionit “Eagle 1”, dhe ndihmesën e tij në realizimin me sukses të shtatë misioneve të Forcave Speciale “Eagle” në Afganistan”. Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes ka depozituar në prokurori dy dosje ku përfshihen akuza të rënda për përdorimin anti-kushtetues të Forcave të Armatosura. Dosjet lidhen me përdorimin e Forcave të Armatosura në kundërshtim të hapur me misionin e tyre kushtetues.
a.k
Comments
Ministrja mimi as qe ka shanc
<p>Ministrja mimi as qe ka shanc ta denoje ate. Ai eshte ushtaraku me i mire ne shqipari dhe as ajo ajo as jeronimi nuk kane shance qe te flasin per te. Ajo dekorate eshte minimumi i mirenjohjes per te dhe ushtaraket e FS te cilet ui kane rritur emrin shqiperise dhe kombit shqioptar.</p><p>Ajo e ka inat se ka mbledhur rreth vetes te paafte dhe jeronimi vetem pijanece.</p><p>Koha e tyre shume shpejt do te perendoje dhe ata qe e meritopjne do te cein perpara.</p><p>Poshte tradhetaret.</p>
Add new comment