Arkiv-Lajme

Prokuroria do kërkojë rikthimin në burg të Fullanit në Gjykatën e Lartë. Anëtare e së cilës është bashkëshortja e tij

Postuar në 16 Shtator, 2014 10:12

Siç njofton Vizion Plus, prokuroria nuk do të heqë dorë nga përpjekja për të rikthyer në qeli ish-Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, dhe personave të tjerë të arrestuar për vjedhjen e 713 milion lekëve nga thesari. Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se janë në pritje të arsyetimit të vendimit të Gjykatës së Apelit dhe më pas do t’i drejtohen shkallës së tretë të gjyqësorit për të kërkuar ndryshimin e tij.

Këshilltari i Prokurorit të Përgjithshëm: “Bitraj u vetëdorëzua. Nuk ka deklaruar se është trembur nga vrasja e Artan Santos”

Postuar në 16 Shtator, 2014 09:36

“Dita” ka pyetur këshilltarin për Media të Prokurorit të Përgjithshëm, Albi Seranin, për disa nga elementët e deklarimit të Ardian Bitrajt. Sidomos duke u ndalur te tema e vetëdorëzimit.

 

-Zoti Serani, ka raportime se Ardian Bitraj ka deklaruar në prokurori se ai ishte frikësuar pas vrasjes së bankierit Artan Santo. Ka deklaruar zoti Bitraj diçka të tillë?

Serani: Ju siguroj se nuk ekziston asnjë deklarim i tillë nga ana e Bitrajt dhënë për organin e akuzës.

Top-channel raporton mbi përurimin e librit 'Pax Albanica'

Postuar në 16 Shtator, 2014 09:19

"Pax Albanica" është libri i Mustafa Nanos, i cili u promovua në Tiranë, mes njerëzve të mediave e studiuesve. 

I botuar nga "SARAS", ky libër përmbledh opinione të autorit, studime bazuar edhe në opinionet e shkrimtarëve te huaj e shqiptare, ne lidhje me fetë në Shqipëri dhe raportin e shqiptarëve me to. 

Per librin e tij, Nano zgjodhi nje prezantim ndryshe nga ai rasteve te tilla. Ne rolin e te intervistuarit, sipas stilit te emsioneve te tij, duke marre shkas nga foto provokuese, foli per disa nga temat qe perfshin në "Pax Albanica".

Ndërtimi i Qeparoit nuk është i Koços, por i Aristidh Kokëdhimës dhe ka leje, thotë policia e Vlorës

Postuar në 16 Shtator, 2014 08:34

Ajo që ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike se deputeti Koço Kokëdhima ka ndërtuar një hotel në mënyrë të kundërligjshme në Qeparo, është Policia e Komisariatit të Vlorës. Në komunikatën e policisë thuhet se, ndërtesa për të cilën bëhet fjalë nuk i përket deputetit të Qarkut të Vlorës, Kokëdhima por vëllait të tij, Aristidh Kokëdhima. Gjithashtu theksohet se, objekti është ndërtuar në mënyrë të ligjshme, në tokën e Aristidh Kokëdhimës, të fituar me ligjin 7501, dhe me leje ndërtimi të lëshuar nga Këshilli i Rregullimit të Territorit të Bashkisë Himarë 12 vjet me parë.

Patozi me një opinion para Kuvendit të PD-së: “Ekip sa më përfaqësues. Kjo është e vetmja mënyrë për të zëvendësuar Sali Berishën”

Postuar në 16 Shtator, 2014 08:28

Deputeti i Partisë Demkratike, ish-nënkryetar i saj, Astrit Patozi, ka dalë sot me një opinion të vetin(që e ka postuar edhe në Facebook) për zhvillimet që pritet të sjellë Kuvendi i PD-së. Patozi bën një parashtirm historik minimal, duke u ndalur te pasojat e humbjes së 23 qershorit, por edhe nevoja për të zëvendësuar rolin që dikur mbulonte Sali Berisha në këtë parti. Për Patozin, PD-ja duhet të kthehet në model frymëzues dhe kjo do të varet nga hartimi i një programi politik afatgjatë, nga stabilizimi përfundimtar i vlerës së votës brenda partisë si dhe nga ndërtimi i një ekipi.

Korea e Veriut publikon raportin për të drejtat e njeriut

Postuar në 16 Shtator, 2014 07:36

Korea e Veriut ka publikuar raportin e vet për të drejtat e njeriut. Sipas “CNN” në raportin me 53 mijë fjalë, theksohet se Korea e Veriut ka sistemin më të avancuar të të drejtave të njeriut, që u siguron qytetarëve integritet të paçmuar politik, u siguron atyre  aktivitet për punë kreative dhe të pavarur si dhe një strandard jetese të qytetëruar dhe shumë të lartë. “CNN” thotë se ky raport është një përgjigje ndaj qëndrimeve të OKB-së për këto çështje në muajin shkurt.

Ambasadori norvegjez në Prishtinë “paralajmëron” zgjedhje të reja për kalimin e bllokimit aktual

Postuar në 16 Shtator, 2014 07:10

Tryeza me titull “Zgjedhjet e fundit – mundësi për reflektim në legjislacionin zgjedhor”, të organizuar Demokracia në Veprim në Prishtinë, ka qenë “sebepi” që ambasadori i Norvegjisë Jan Braathu të paralajmëronte se me këtë ngërç politik e institucional, Kosova shumë shpejt do të shkoj2 në zgjedhje të reja. “Duhen marrë masa konkrete në avancimin e sistemit zgjedhor, sepse mund të kemi prapë zgjedhje ndoshta edhe më shpejt se sa presim”, tha Braathu.

Rama i përgjigjet zemëratës popullore për Fullanin, fton audiencën ta ndjekë “të enjten te Fevziu”

Postuar në 16 Shtator, 2014 06:37

Përballë zemëratës së shprehur publike, kryeministri Edi Rama u ka thyer një përgjigje qytetarëve të revoltuar dhe të indinjuar nga lirimi nga arresti me burg i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Në një prononcim në fb, Rama sqaron se nuk duhen ngatërruar detyrat duke shtuar se puna e qeverisë është të reformojë sistemin e drejtësisë pasi Kuvendi dhe Këshilli i Ministrave nuk mund të kthehen në trupa prokurorie dhe gjykatash popullore.

Skifter Këlliçi shkruan për një intervistë të pabotuar të Ramiz Alisë. Dhe boton pyetjet që ia sugjeron për përgjigje Nexhmije Hoxhës

Postuar në 16 Shtator, 2014 06:18

Skifter Këlliçi shkruan sot në gazetën “Shqip” për një “histori” që ka të bëjë me Ramiz Alinë. Dhe kjo histori po rrëfehet siç thotë Këlliçi “pas intervistës së gazetarit Roland Qafoku me Nexhmije Hoxhën”.  Dhe kjo histori zë fill në vitin 1997, kur një koleg i Këlliçit i kërkoi një intervistë Alisë, për të cilën ky ra dakord. Kolegu nisi pyetjet, por Alia pas një komunikimi të ftohtë i dërgoi përgjigje krejt të tjera. Këlliçi gjen rastin të publikojë pyetjet, që duket se kështu si serviren, vlejnë si të tilla edhe për Nexhmije Hoxhën.

Në Lezhë promovohen vlerat e trashëgimisë kulturore Veneciane të Shqipërisë

Postuar në 16 Shtator, 2014 05:34

Në Lezhë, pranë Memorialit të Skënderbeut, ka nisur aktiviteti “Promovimi i vlerave të trashëgimisë kulturore Veneciane të vendit tonë”, një bashkëpunim mes ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Bashkisë së qytetit, “Art Kontakt” dhe Fondacioni “Europa”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme