Rama i përgjigjet zemëratës popullore për Fullanin, fton audiencën ta ndjekë “të enjten te Fevziu”

Përballë zemëratës së shprehur publike, kryeministri Edi Rama u ka thyer një përgjigje qytetarëve të revoltuar dhe të indinjuar nga lirimi nga arresti me burg i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Në një prononcim në fb, Rama sqaron se nuk duhen ngatërruar detyrat duke shtuar se puna e qeverisë është të reformojë sistemin e drejtësisë pasi Kuvendi dhe Këshilli i Ministrave nuk mund të kthehen në trupa prokurorie dhe gjykatash popullore. Rama saktësoi se “lidhur me rastin konkret të ditës së djeshme, do të duhej një shtjellim i gjatë për të gjithë ata që s’kuptojnë se si, mund të nxirren sytë duke vënë vetullat kur qeveria e shumica parlamentare ngatërrojnë reformën në drejtësi, detyrë e pushtetit të tyre kushtetues, me hetime e gjykime veprash penale, detyrë e pushtetit të pavarur gjyqësor”. Në fund Rama e ftoi publikun që një reagim të plotë për reformën në drejtësi si dhe për përgjegjësit për skandalin e Bankës së Shqipërisë në veçanti, ta ndjekë të enjten në emisionin “Opinion”, përballë gazetarit Blendi Fevziu.
a.k
Add new comment