Skifter Këlliçi shkruan për një intervistë të pabotuar të Ramiz Alisë. Dhe boton pyetjet që ia sugjeron për përgjigje Nexhmije Hoxhës

Postuar në 16 Shtator, 2014 06:18

Skifter Këlliçi shkruan sot në gazetën “Shqip” për një “histori” që ka të bëjë me Ramiz Alinë. Dhe kjo histori po rrëfehet siç thotë Këlliçi “pas intervistës së gazetarit Roland Qafoku me Nexhmije Hoxhën”.  Dhe kjo histori zë fill në vitin 1997, kur një koleg i Këlliçit i kërkoi një intervistë Alisë, për të cilën ky ra dakord. Kolegu nisi pyetjet, por Alia pas një komunikimi të ftohtë i dërgoi përgjigje krejt të tjera. Këlliçi gjen rastin të publikojë pyetjet, që duket se kështu si serviren, vlejnë si të tilla edhe për Nexhmije Hoxhën. Pyetjet janë të tipit: “A ishte Nexhmije Hoxha bashkarkitekte në çdo vendim që merrte Enveri, ashtu siç del në shtyp dhë në librin e fundit të shkrimtarit dhe publicistit të njohur, Fahri Balliu, “Zonja e zezë”?”, “Si e shpjegoni faktin që Enver Hoxha ju “ruajti” pas Festivalit të 11-të të Këngës në RTVSH më 1972 dhe e quajti armik Todi Lubonjën, kur ju e kishit parë dhe aprovuar këtë festival, qoftë edhe me ndonjë ngurrim të vogël?” ose edhe p.sh “Përse monumenti i Stalinit u hoq gjatë një nate dhjetori të vitit 1990 dhe jo gjatë ditës?”. Pyetje për të cilat Këlliçi ka dilemën nëse “do t’u përgjigjej shoqja Nexhmije Hoxha”, ose jo. "Se me pyetjet e intervistës së para disa ditëve pati guxim të thoshte: “Nuk kam bërë gabime”, përfundon ai.

http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/09/16/pyetje-te-nje-interviste-te-cil...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.