Prokuroria do kërkojë rikthimin në burg të Fullanit në Gjykatën e Lartë. Anëtare e së cilës është bashkëshortja e tij

Postuar në 16 Shtator, 2014 10:12

Siç njofton Vizion Plus, prokuroria nuk do të heqë dorë nga përpjekja për të rikthyer në qeli ish-Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, dhe personave të tjerë të arrestuar për vjedhjen e 713 milion lekëve nga thesari. Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se janë në pritje të arsyetimit të vendimit të Gjykatës së Apelit dhe më pas do t’i drejtohen shkallës së tretë të gjyqësorit për të kërkuar ndryshimin e tij. Shkalla e tretë është Gjykata e Lartë dhe këtu historia komplikohet: Bashkëshortja e Fullanit është një prej anëtareve të kësaj Gjykate, pavarësisht se vetë ajo ligjërisht duhet të japë dorëheqjen nga gjykimi. Gjykatës së Lartë i janë drejtuar edhe 3 nga 10 të arrestuarit e parë, që kërkojnë lirinë me anë të rekursit.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.