Ambasadori norvegjez në Prishtinë “paralajmëron” zgjedhje të reja për kalimin e bllokimit aktual

Tryeza me titull “Zgjedhjet e fundit – mundësi për reflektim në legjislacionin zgjedhor”, të organizuar Demokracia në Veprim në Prishtinë, ka qenë “sebepi” që ambasadori i Norvegjisë Jan Braathu të paralajmëronte se me këtë ngërç politik e institucional, Kosova shumë shpejt do të shkoj2 në zgjedhje të reja. “Duhen marrë masa konkrete në avancimin e sistemit zgjedhor, sepse mund të kemi prapë zgjedhje ndoshta edhe më shpejt se sa presim”, tha Braathu. Po ashtu Braathu ka adresuar një varg çështjesh, për të cilat ka thënë ai, duhet përmirësuar në procesin e ardhshëm zgjedhor, si pastrimi i listave me emrat e të vdekurve, informimi me kohë për gjetjet e vendvotimeve etj.
Kryetarja KQZ-së Valdete Daka tha se institucioni që ajo udhëheq është i gatshëm që në çdo kohë të organizojë zgjedhje, vetëm që siç tha ajo koha prej gjashtë muajsh do të ishtë mëse e nevojshme për përgatitjen.
a.k
Add new comment