Në Lezhë promovohen vlerat e trashëgimisë kulturore Veneciane të Shqipërisë

Postuar në 16 Shtator, 2014 05:34

Në Lezhë, pranë Memorialit të Skënderbeut, ka nisur aktiviteti “Promovimi i vlerave të trashëgimisë kulturore Veneciane të vendit tonë”, një bashkëpunim mes ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Bashkisë së qytetit, “Art Kontakt” dhe Fondacioni “Europa”. Që nga muaji Qershor, në kuadër të finalizimit me sukses të projektit ka nisur një Tur turistik me varkë me vela, që nga Venecia, vijoi në Rajonet e Puglia-s, Korfuzit, ishujve të tjerë në Greqi për të vazhduar ndalesën në Shqipëri, Mal të Zi, në bregdetin e Kroacisë dhe për të përfunduar rrugëtimin në vijën bregdetare të Turqisë, në Tetor. Në aktivitetin e së martës në Lezhë janë pjesëmarrës disa gazetarë nga mediat italiane, të cilët janë angazhuar në promovimin e turizmit shqiptar. Aktiviteti vjen në kuadër të projektit Adriatic “VeroTour-Rrugët venedikase: përmirësimi i një turizmi të qëndrueshëm multikulturor evropian”, që synon promovimin dhe vlerësimin e një itinerari tematik ndër-shtetëror, që lidh sistemin e rrugëve detare, vendbanimeve, kështjellave, mureve mbrojtëse dhe trashëgiminë kulturore në përgjithësi, të cilët karakterizojnë lidhjet historike mes Venecias me qytetet dhe portet e Evropës e Mesdheut.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.