Këshilltari i Prokurorit të Përgjithshëm: “Bitraj u vetëdorëzua. Nuk ka deklaruar se është trembur nga vrasja e Artan Santos”

“Dita” ka pyetur këshilltarin për Media të Prokurorit të Përgjithshëm, Albi Seranin, për disa nga elementët e deklarimit të Ardian Bitrajt. Sidomos duke u ndalur te tema e vetëdorëzimit.
-Zoti Serani, ka raportime se Ardian Bitraj ka deklaruar në prokurori se ai ishte frikësuar pas vrasjes së bankierit Artan Santo. Ka deklaruar zoti Bitraj diçka të tillë?
Serani: Ju siguroj se nuk ekziston asnjë deklarim i tillë nga ana e Bitrajt dhënë për organin e akuzës.
-Dakord, por duket sikur nuk ka ende një arsye bindëse pse Bitraj është vetëdorëzuar. Mos vallë nuk ka pasur fare vetëdorëzim, por jeni ju që e keni arrestuar, dhe që për arsye hetimore keni interes ta paraqesni si “vetëdorëzim” në këtë moment?
Serani: Prokuroria i qëndron plotësisht deklaratës zyrtare të nisur që në fillim dhe që informon se bëhet fjalë për një vetëdorëzim.
-Zoti Serani, në këtë moment që flasim, mund të na siguroni se organi i akuzës do i qëndrojë të njëjtit version të “vetëdorëzimit” edhe pas një viti?
Serani: Nuk dua të komentoj më tej. Çështja është në dinamikë.
“Dita”
Add new comment