Arkiv-Lajme

Studimi: Dixhitalizimi nuk po merr terren mbi tregun e librit, të rinjtë lexojnë më shumë se të vjetrit

Postuar në 15 Shtator, 2014 11:18

Dixhitalizimi nuk po merr terren mbi tregun e librit. Një studim amerikan thotë se, 88% e personave nën moshën 30-vjeç lexojnë të paktën një libër në vit, numër më i madh ky krahasuar me ata mbi 30-vjeç, të cilët janë vetëm 79%. Më pak të ngjarë që te kenë lexuar 1 libër në vit janë grupmosha mbi 65-vjeç. Imazhi i të rinjve si lexues shkakton habi, pasi ata janë brezi që është rritur me frymën e dixhitalizimit. 62% e të rinjve amerikanë thonë se në libra gjen informacione shumë më te vlefshme, të cilat nuk i gjen në internet.

Gramoz Ruçi shigjeton ambasadorët: Duhet të sjellin investime në atdhe, jo të mësojnë historinë e vendit

Postuar në 15 Shtator, 2014 11:12

“Vendit i duhen përfaqësues që janë të aftë të sjellin investime, jo thjesht ambasadorë që dinë gjuhën e vendit ku shkojnë”. I ashpër është treguar kryetari i Grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi ndaj kandidaturave për postet e ambasadorëve, në seancën dëgjimore në Komisionin e Jashtëm parlamentar me kandidatët për ambasadorë të Shqipërisë në Katar dhe Spanjë.

Kryeministri Rama “e ndan muhabetin”: Guvernatori i ri do të jetë shqiptar. Ftesë për aplikime

Postuar në 15 Shtator, 2014 09:41

Me anë të një njoftimi, qeveria shqiptare ka kërkuar nga të gjithë ata shqiptarë që punojnë në sistemin ndërkombëtar financiar, të aplikojnë për anëtar të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Rrjedhimisht, zot të qëndrojë hipoteza që guvernatori i ri të jetë i huaj, pasi ai do zgjidhet mes anëtarëve të Këshillit.

Dy zhvillimet e ditës

Postuar në 15 Shtator, 2014 09:09

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-Guvernatorin Ardian Fullani duke e kaluar atë në “arrest shtëpie”. Ishte një vendim i paralajmëruar, por duhet risjellë në vëmendje se sot që pritej ky vendim ka patur një zhvillim qendror: takimi i ambasadorit amerikan Arvisu me kreun e Kuvendit Ilir Meta, në të cilin Arvisu ka tërhequr vëmendjen në “politizimin e procesit”. Të kujtohet po ashtu se Arvisu doli në skenë me çështjen “Fullani” edhe më 14 gusht , kur u shpreh “se e kuptoj që njerëzit janë të mërzitur, por duhet lënë drejtësia të veprojë”.

Izet Haxhia: “Bomba te “Vefa” dhe vrasja e Bujar Kaloshit, nuk u bënë nga “Hakmarrja për Drejtësi”. Fatos Klosi informoi Fatmir Haklajn: “Berisha me PS-në, marrëveshje për t’ju eliminuar”

Postuar në 15 Shtator, 2014 08:43

Pjesa e tretë e intervistës së Izete Haxhisë për gazetën “Dita” hedh dritë mbi autobombën te “Vefa” dhe për dosjen “Tropoja”.

Në ngjarjet e Tropojës kanë humbur jetën shumë djem të rinj, te pafajshëm; direkt apo indirekt sa pati lidhje zoti Berisha…?

Ardian Fullani në arrest shtëpie. Apeli vendos: Asnjë komunikim veç familjarëve

Postuar në 15 Shtator, 2014 08:42

Relatori Alaudin Malaj vendosi të lihet i lirë ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, duke iu dhënë masa me ‘arrest shtëpie’. Treshja gjykuese e Apelit, drejtuar nga kreu i kësaj gjykate, vendosi që Fullani në qëndrojë në shtëpi dhe të mos komunikojë me asnjë person veç familjarëve, një masë kjo që gjithsesi u konsiderua sërish e padrejtë nga avokati Maks Haxhia. Në fjalën e tij, Fullani deklaroi se “lajmi për vjedhjen na erdhi si një rrufe në qiell të hapur. Duhen marrë masa që ngjarja të mos përsëritet më. Kam punuar me korrektësi dhe ndershmëri.

Izet Haxhia: “Bomba te “Vefa” dhe vrasja e Bujar Kaloshit, nuk u bënë nga “Hakmarrja për Drejtësi”. Fatos Klosi informoi Fatmir Haklajn: “Berisha me PS-në, marrëveshje për t’i eliminuar”

Postuar në 15 Shtator, 2014 08:42

Humb jetën në Siri njëra prej studenteve boshnjake të Vjenës. Dyshohet se u joshën nga disa të rinj çeçenë

Postuar në 15 Shtator, 2014 08:07

Një nga dy studentet e Vjenës me origjinë nga Bosnja ka humbur jetën në Siri, njofton Telegrafi i Prishtinës duke cituara autoritetet vjeneze. Megjithatë, aktualisht nuk ka asnjë informacion zyrtar për të konfirmuar këto pohime. Sabina Selimovic dhe Samra Keshinovic shkuan në Siri në prill të këtij viti 2014. Motivet e largimit të vajzave me origjinë boshnjake në Siri ende nuk janë krejtësisht të qarta. Para se të ikin nga shtëpitë e tyre ato ishin në kontakt me disa të rinj çeçenë, dhe gjatë kohëve të fundit kishin vizituar rregullisht një xhami në Vjenë.

Gjykata mban në burg Inspektoren e Përgjithshme Elivar Golemi. “Nuk ka prova kundër meje”, mbrohet ajo

Postuar në 15 Shtator, 2014 06:58

Ka dalë sot para trupit gjykues Inspektorja e Përgjithshme e BSH-së, Elivar Golemi, e dyshuar për “shpërdorim detyre”. Ajo ka pretenduar se provat ndaj saj janë të pamjaftueshme, por me gjithë mbrojtjen e fortë trupi gjykues nuk ndryshoi masën duke e lënë në burg. Avokati Mbrojtës i Inspektores Golemi ka thënë para treshes gjykuese se arrestimi i klientes së tij është i paligjshëm dhe se ende nuk është njohur me provat e prokurorisë. Ndërsa vetë Golemi është shprehur se, ndaj saj ka pamjaftueshmëri provash për këtë akuzë. “Është hera e parë që kam mundësi të sqaroj pozicionin tim.

Takim Arvizu-Meta. Ambasadori: Çështja Fullani po politizohet, të ruhet pavarësia e gjyqësorit

Postuar në 15 Shtator, 2014 06:52

Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu është takuar sot paradite me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta në ambientet e Kuvendit. Tema ishte ish-guvernatori Fullani dhe banka e Shtetit, teksa Arvizu ka dhënë një mesazh të qartë, për të mos u prekur pavarësia e gjyqësorit, pak para vendimit të gjykatësve të Apelit, të cilët pritet të lirojnë ose mbajnë prapa hekurave ish-guvernatorin. Ambasadori Arvizu shprehu edhe shqetësimin se çështja në fjalë po politizohet nga personat që diskutojnë për të.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme