Gramoz Ruçi shigjeton ambasadorët: Duhet të sjellin investime në atdhe, jo të mësojnë historinë e vendit

Postuar në 15 Shtator, 2014 11:12

“Vendit i duhen përfaqësues që janë të aftë të sjellin investime, jo thjesht ambasadorë që dinë gjuhën e vendit ku shkojnë”. I ashpër është treguar kryetari i Grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi ndaj kandidaturave për postet e ambasadorëve, në seancën dëgjimore në Komisionin e Jashtëm parlamentar me kandidatët për ambasadorë të Shqipërisë në Katar dhe Spanjë.

Ruçi mori si shembull mungesën e investimeve nga Kuvajti në Shqipëri, në një kohë që shumë vende të botës kanë përfituar qindra milionë dollarë investime nga Fondi kuvajtian. “Unë kam pasur rastin të vizitoj me Kryetarin e parlamentit para pak muajsh Kuvajtin dhe  është për të ardhur keq që Shqipëria është inekzistente me projekte në Kuvajt.  Unë do të kërkoj nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë  që duhet të zgjedhim ambasadorë jo vetëm ata që dinë gjuhët përkatëse të vendit përkatës, rëndësi ka që të dinë shqip, të dinë kush janë interesat e Shqipërisë dhe çfarë duhet të realizojë Shqipëria. Ky është misioni juaj. Gjatë gjithë vizitës në Kuvajt kishte vetëm një fjali: ku janë projektet? Është për të ardhur keq që Fondi i Zhvillimit Kuvajtian ka miliarda e miliarda investime në dhjetëra qindra vende në të gjithë botën, në Shqipëri jo. Dhe kjo ndodh se nuk ekzistonin pikërisht këto projekte”, tha Ruçi. Sipas tij, është për të ardhur keq që një vend si Bosnja thith miliona euro dhe dollarë nga Kuvajti investime dhe projekte. Në seancën dëgjimore ishin të ftuar kandidati për ambasador në Spanjë, Ridi Kurtezi, dhe ai për Katarin, Edmond Caca.

a.k

Comments

Submitted by Astrit (not verified) on

<p>Logjike shqiptare nga ato me grotesket qe mendoja ti lexoja vec ne librat e Faik Konices kur pershkruan shqiperine e viteve 1920... Ambasadori eshte perfaqesues i qeverise se tij dhe nuk eshte promotor i zhvillimit te vendit apo thithes investimesh te jashtme. I takon qeverise te shese sa i pershtatshem eshte vendi per business dhe jo ambasadorit qe te kerkoje para. Plus qe per cfare mund ti kerkoje ambasadori ato para? Per investime direkte? Cfare mandati ka nje ambasador per keto gjera? Ambasadori flet per politike te pergjitheshme dhe jo per ceshtje te vecanta (per kete mund te kete nje atashe).</p><p>&nbsp;</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Gramoz Ruci paska demonstruar per te milionten here injorancen totale te tij. Une nuk e marr vesh se si nje karakter si Ruci eshte akoma ne politiken shqiptare. Mos harroni qe ka qene minister i brendshem i para viti 1990 dhe gjithmone ka shprehur negativitetin me te madh ne krahun socialist te politikes.</p><p>E dyta, kete personin me mbiemer Caca shyqyr qe nuk e paskan derguar ambasador ne Itali.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.