Gjykata mban në burg Inspektoren e Përgjithshme Elivar Golemi. “Nuk ka prova kundër meje”, mbrohet ajo

Postuar në 15 Shtator, 2014 06:58

Ka dalë sot para trupit gjykues Inspektorja e Përgjithshme e BSH-së, Elivar Golemi, e dyshuar për “shpërdorim detyre”. Ajo ka pretenduar se provat ndaj saj janë të pamjaftueshme, por me gjithë mbrojtjen e fortë trupi gjykues nuk ndryshoi masën duke e lënë në burg. Avokati Mbrojtës i Inspektores Golemi ka thënë para treshes gjykuese se arrestimi i klientes së tij është i paligjshëm dhe se ende nuk është njohur me provat e prokurorisë. Ndërsa vetë Golemi është shprehur se, ndaj saj ka pamjaftueshmëri provash për këtë akuzë. “Është hera e parë që kam mundësi të sqaroj pozicionin tim. Ka pamjaftueshmëri provash ndaj meje”, ka thënë ajo përpara trupit gjykues. Në dëshminë e saj, Elivar Golemi u mbrojt fort duke thënë se Prokuroria nuk e ka marrë në pyetje. Ndërsa në lidhje me detyrën e saj, Golemi sqaron se ajo nuk kishte rrezik të prishte provat e prokurorisë pasi i kishte dorëzuar aty raportet e Auditit. “Dua të di cili është roli i Këshillit Mbikëqyrës në këtë ngjarje. Në rregullore nuk përcaktohen auditimet periodike. Kam ushtruar kontroll në Thesar në 2013, kam raportuar çdo 3 muaj para Këshillit Mbikëqyrës” tha ajo.

Më tej Golemi shtoi se pas ngjarjes anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës Ermelinda Meksi i ka kërkuar takim pa praninë e administratorëve. Ndërkohë pritet vendimi i Apelit për ish guvernatorin Fullani.

a.k

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.