Humb jetën në Siri njëra prej studenteve boshnjake të Vjenës. Dyshohet se u joshën nga disa të rinj çeçenë

Një nga dy studentet e Vjenës me origjinë nga Bosnja ka humbur jetën në Siri, njofton Telegrafi i Prishtinës duke cituara autoritetet vjeneze. Megjithatë, aktualisht nuk ka asnjë informacion zyrtar për të konfirmuar këto pohime. Sabina Selimovic dhe Samra Keshinovic shkuan në Siri në prill të këtij viti 2014. Motivet e largimit të vajzave me origjinë boshnjake në Siri ende nuk janë krejtësisht të qarta. Para se të ikin nga shtëpitë e tyre ato ishin në kontakt me disa të rinj çeçenë, dhe gjatë kohëve të fundit kishin vizituar rregullisht një xhami në Vjenë. Pas largimit të tyre nëpërmjet territorit të Turqisë, vajzat thuajse çdo ditë kanë postuar në rrjetet sociale informacione rreth ngjarjeve në Siri. Interpoli është në kërkim të tyre që nga muaji prill.
a.k
Add new comment