Takim Arvizu-Meta. Ambasadori: Çështja Fullani po politizohet, të ruhet pavarësia e gjyqësorit

Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu është takuar sot paradite me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta në ambientet e Kuvendit. Tema ishte ish-guvernatori Fullani dhe banka e Shtetit, teksa Arvizu ka dhënë një mesazh të qartë, për të mos u prekur pavarësia e gjyqësorit, pak para vendimit të gjykatësve të Apelit, të cilët pritet të lirojnë ose mbajnë prapa hekurave ish-guvernatorin. Ambasadori Arvizu shprehu edhe shqetësimin se çështja në fjalë po politizohet nga personat që diskutojnë për të. Diplomati amerikan komentoi për mediat se politizimi i çështjes nuk e ndihmon hetimin, ndërsa apeloi të mos preket integriteti i gjyqësorit si dhe të ruhet stabiliteti financiar. “Me rëndës është të ruhet stabiliteti i sistemit financiar. Shpresojmë të mos preket i integriteti i sistemit gjyqësor. Jam pak i shqetësuar që njerëzit po e politizojnë çështjen, kjo nuk e ndihmon aspak proçesin, duhet integritet”, tha ambasadori.
a.k
Add new comment