Dy zhvillimet e ditës

Postuar në 15 Shtator, 2014 09:09

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-Guvernatorin Ardian Fullani duke e kaluar atë në “arrest shtëpie”. Ishte një vendim i paralajmëruar, por duhet risjellë në vëmendje se sot që pritej ky vendim ka patur një zhvillim qendror: takimi i ambasadorit amerikan Arvisu me kreun e Kuvendit Ilir Meta, në të cilin Arvisu ka tërhequr vëmendjen në “politizimin e procesit”. Të kujtohet po ashtu se Arvisu doli në skenë me çështjen “Fullani” edhe më 14 gusht , kur u shpreh “se e kuptoj që njerëzit janë të mërzitur, por duhet lënë drejtësia të veprojë”. Kjo pas takimit që ai pati me Fullanin. Ndoshta ka vlerë edhe fakti se personi që ka zgjedhur Arvisu të takojë sot, është pra Ilir Meta, njeriu që ka ndenjur “larg” kësaj historie, por që padyshim është nga njerëzit kyç.

s.z 

Comments

Submitted by caf teli (not verified) on

<p>&nbsp;</p><p>&nbsp;</p><p>&nbsp; Ka la dhe ky leket emiqve t vet dhe&nbsp; do qe te mos dali kjo pune sheshit. Sepse&nbsp; per vjedhjen dyshoj se zhurma u fry qe te mos merret kush me te vertetat. Nuk besoj se Fullani eshte perzjere ne vjedhjen porai ka pergjegjesi per rumpallen. Per shpenzimet te pergjgjet parlamenti qe nuk e kontrollon dhe nuk i kufizon buxhetin, qe i ka dhene pavaresine absurde dhe&nbsp; nuk e ndryshon ligjin me qeverine.</p>

Submitted by Endri UK (not verified) on

<p>Gjete tamam personin per te promovuar pavarsine e gjyqesorit o Arviz!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.