Arkiv-Lajme
Berisha: Dosja 'top secret' e BSH në duart e trafikantëve. Meksi: ish kryeministri frymëzohet nga filma me grabitës bankash
Ish-kryeministri Berisha denoncoi atë që ai e cilësoi si dosjen “Top Sekret” të Bankës së Shtetit, e që sipas tij ka rënë në duart e trafikantëve, vrasësve dhe hajdutëve të Parlamentit.
Izet Haxhia: “Rebelimi nisi në Lushnje, jo në Vlorë. Berisha në '97-ën më tha në zyrë se “Shqipëria mori fund”. Azemi, drejtues i linjës së tritolit në 1998-ën”
“Dita” ka botuar sot pjesën e dytë me ish-truprojën e Sali Berishës, Izet Haxhia. Temat janë të shumta dhe Haxhia duhet thënë që flet me një stil të drejtpërdrejtë dhe me emra. Diçka që ka vlerë më tepër sesa thjesht kurioziteti. Më poshtë intervista:
Pse sipas jush bënte këto zgjedhje Berisha?
Izet Haxhia: Berisha nuk zgjedh njerëz që nuk i përdor dot. Pse vetëm në Shqipëri nuk u hapën dosjet? Sepse këto janë përdorur gjithmonë nga Berisha. Kur dikush sillet urtë dhe i bindet, është shumë mirë më të; nëse dikush ngre kryet me të, ai nis e tund dosjet!
SHBA, 28.5 milion dollarë Shqipërisë. Marrëveshja mbërrin për ratifikim në Kuvend
Rreth 28 milion e 544 mijë dollarë është ndihma financiare që qeveria amerikane ka ofruar për Shqipërinë. Kjo vlerë do të shpërndahet në këste përgjatë viteve 2013-2016. Për këtë qëllim, ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj amerikane është lidhur më 30 shtator 2013 marrëveshja e ndihmës, e cila ka objektiv forcimin e shtetit të së drejtës, qeverisjen e mirë dhe krijimin e kushteve për një rritje ekonomike me bazë të gjerë dhe të qëndrueshme.
Veliaj në Austri: Ja çfarë ofron Shqipëria për zhvillimin e turizmit të moshës së tretë
Gjatë një vizitë në Vienë, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, pati një takim me Presidentin e Unionit të Pensionistëve të Austrisë, Karl Blecha. Veliaj dhe Blecha biseduan për mundësitë që ofron sot Shqipëria për zhvillimin e turizmit të moshës së tretë. Veliaj i paraqiti z. Blecha idetë e bashkëpunimit dhe mundësitë konkrete që ofron Shqipëria, sidomos pas mbylljes së sezonit turistik veror. Nga ana tjetër, biseda u fokusua edhe për gjetjen e mundësive të reja të bashkëpunimit dhe shkëmbime eksperiencash në fusha të ndryshme midis Austrisë dhe Shqipërisë.
Ambasadori Massimo Gaiani: Për Fullanin të presim vendimin e Gjykatës
Nga qyteti i Shkodrës ku zhvilloi një takim me kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, ambasadori italian, Massimo Gaiani dha për herë të parë qëndrimin e tij në lidhje me arrestimin e ish-Guvernatorit Ardian Fullani. Ai deklaroi: “Të lëmë Gjykatën të bëjë punën e saj. Duhet të presim vendimin e Gjykatës për këtë çështje”. Gaiani dha mesazhin e tij të qartë se të gjithë duhet të presin vendimin e Gjykatës sa i takon arrestimit dhe vjedhjes nga Thesari i shtetit të 713 milionë lekëve.
Dhuna në “Loro Boriçi”, Komisioni i Disiplinës penalizon Vllazninë dhe Tiranën me gjoba
Komisioni i Disiplinës, ka marrë të shtunën vendimin lidhur me ngjarjet që ndodhën në 11 shtator, tek “Loro Borici” në Shkodër. Pasi analizoi gjithë ngjarjen, komisioni vendosi që KF “Vllaznia” për dështim në përmbushje të përgjegjesive për organizimin e një ndeshje futbolli, të dënohet me zhvillimin e 10 (dhjete) ndeshjeve pa spektatore në stadiumin parkates si dhe 1.000.000 (një milion) leke gjobë.
Gazeta Express: Papa nuk pranoi që Hashim Thaçi të jetë pjesë e takimeve në Tiranë
Sipas gazetës “Express”, kryeministri në largim Hashim Thaçi ka kërkuar nga autoritetet e Shqipërisë që gjatë vizitës së Papa Françeskut në Tiranë, më 21 shtator, t’i mundësohet që të jetë pjesë e agjendës zyrtare të takimeve me prijësin katolik. Gazeta shkruan se Vatikani ka hedhur poshtë një mundësi të tillë. “Burime të gazetës ‘Express’ në Tiranë bëjnë të ditur se Vatikani ka hedhur poshtë mundësinë që edhe Hashim Thaçi të jetë pjesë e agjendës së takimeve zyrtare të Papa Françeskut me autoritetet në Tiranë. Thaçi ka kërkuar mbrëmë që të jetë pjesë e takimeve që Papa do bëjë në Tiranë.
Kryeministri Jaceniuk: Qëllimi final i Putinit është eliminimi i Ukrainës
Duke i kërkuar SHBA-së dhe BE-së të jepin garanci për planin e paqes në Ukrainë, kryeministri ukrainas, Arseni Jaceniuk deklaroi të shtunën së: “Qëllimi final i Vladimir Putinit është jo vetëm Donetsku dhe Lugansku, por ai kërkon të marrë Ukrainën mbarë dhe ta eliminojë edhe si shtet i pavarur”. Deklarata e Jaceniukut u bë në një konferencë ndërkombëtare të përvitshme kushtuar strategjisë proevropiane të Ukrainës.
Basha: Shqipëria europiane nuk do llogje, modeli i punës të shtrihet në të gjithë vendin
Replika të reja janë hedhur të shtunën nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Këtë herë ai foli për sa i takon modelit që po ndërmerr qeveria në lidhje me vendet e reja të punës. Gjatë inspektimit të rikonstruksionit të blloku "Qemal Stafa" në kryeqytet, Basha theksoi për mediat se Shqipëria europiane kërkon punë dhe jo llogje, ndaj modeli i punës duhet të shtrihet në të gjithë vendin. Sipas Bashës, blloku "Qemal Stafa" ishte një zonë e lënë në harresë.
Futboll/ Të dielën nisin ndeshjet e forta të superligës shqiptare
Me një supersfidë në skajin më verior të vendit, do të nisë java 4 e superligës shqiptare të futbollit Në Kukës, nënkampionët e Shqipërisë do të përballen me Partizanin. Ndeshja do të luhet ditën e dielë në orën 13:00’. Djemtë “Partizanit” drejtuar nga Shpëtim Duro, mposhtën të enjten me rezultatin 1-0, skuadrën kampione të Shqipërisë, Skënderbeun, në “Qemal Stafa”. Tashmë objektivi i radhës është Kukësi. Nga krahu tjetër, kuksianët si kryesues të superligës, pas tre rezultateve pozitive, 2 fitore edhe 1 barazim, shpresojnë të marrin pikë të plota në shtëpinë tyre.