Futboll/ Të dielën nisin ndeshjet e forta të superligës shqiptare

Postuar në 13 Shtator, 2014 03:56

Me një supersfidë në skajin më verior të vendit, do të nisë java 4 e superligës shqiptare të futbollit Në Kukës, nënkampionët e Shqipërisë do të përballen me Partizanin. Ndeshja do të luhet ditën e dielë në orën  13:00’. Djemtë “Partizanit” drejtuar nga Shpëtim Duro, mposhtën të enjten me rezultatin 1-0, skuadrën kampione të Shqipërisë, Skënderbeun, në “Qemal Stafa”. Tashmë objektivi i radhës është Kukësi. Nga krahu tjetër, kuksianët si kryesues të superligës, pas tre rezultateve pozitive, 2 fitore edhe 1 barazim, shpresojnë të marrin pikë të plota në shtëpinë tyre. Veç kësaj sfide të dielë do të luhen edhe ndeshje të tjera. Kështu, ndeshje me mjaft interes është ajo e Vlorës, ku Flamurtari do të presë Vllazninë. Ndërkaq, në kryeqytet, Tirana do të presë Elbasanin. Së fundmi, kampionët e Shqipërisë ditën e dielë do të udhëtojnë drejt Fierit për t’u ndeshur me Apoloninë.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.