SHBA, 28.5 milion dollarë Shqipërisë. Marrëveshja mbërrin për ratifikim në Kuvend

Postuar në 13 Shtator, 2014 08:58

Rreth 28 milion e 544 mijë dollarë është ndihma financiare që qeveria amerikane ka ofruar për Shqipërinë. Kjo vlerë do të shpërndahet në këste përgjatë viteve 2013-2016. Për këtë qëllim, ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj amerikane është lidhur më 30 shtator 2013 marrëveshja e ndihmës, e cila ka objektiv forcimin e shtetit të së drejtës, qeverisjen e mirë dhe krijimin e kushteve për një rritje ekonomike me bazë të gjerë dhe të qëndrueshme. Më 30 qershor 2014, mes palës shqiptare dhe asaj amerikane, është nënshkruar ndryshimi nr.2 i kësaj marrëveshje, e cila së fundi ka mbërritur për ratifikim në parlament. Sipas këtij dokumenti, palët do të zbatojnë projekte me interes të përbashkët dhe për financimin e tyre i është akorduar qeverisë shqiptare për vitin fiskal 2013 një grant që nuk e tejkalon vlerën e 9 milion e 906 mijë USD. Pjesa tjetër e kontributit total prej 28 milion e 544 mijë USD-sh do të jepet me shtesa dhe në bazë të disponueshmërisë së fondeve nga USAID-i. Fondet që i vihen në dispozicion qeverisë shqiptare do të alokohen në fusha si shteti ligjor dhe të drejtat e njeriut, qeverisja e mirë, shoqëria civile, tregtia dhe investimet, sektori financiar, etj.

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.