Arkiv-Lajme
“A1 Report”: Relator i seancës për masën e sigurisë së Fullanit në Apel do të jetë Gjin Gjoni
“Ai Report” ka zbardhur një dokument sipas të cilit në Gjykatën e Apelit në gjysmën e dytë të muajit shtator, relator për seancat ku do të shqyrtohen masat e sigurisë, do të jetë gjyqtari Gjin Gjoni. Në këtë periudhë do të shqyrtohet edhe masa e sigurisë për ish-Guvernatorin Ardian Fullani, avokati i të cilit, Maks Haxhia, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për masën arrest me burg.
Iniciativa “Clinton” nderon me çmim Atifete Jahjagën për promovimin e paqes
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga do të nderohet më 21 shtator nga Iniciativa Globale Clinton. Jahjaga bëhet e ditur se do të nderohet me çmimin për promovimin e paqes. Ceremonia do të zhvillohet në Neë York dhe në të do të marrë pjesë edhe ish-presidenti Bill Clinton.
http://www.megasuperb.com/clintons-to-honor-leonardo-dicaprios-environme...
s.z
Putin vendos në gjendje gatishmërie luftarake trupat e Lindjes së Largët
Vladimir Putin ka urdhëruar sot gjendje gatishmërie luftarake për trupat ruse në Lindjen e Largët vetëm një ditë pasi Rusia testoi një raketë bërthamore (Bulava) me rreze 3500 km. “Reuters” njofton se lëvizjet e Rusisë lidhen me krizën ukrainase dhe janë ndë rtë tjera një përpjekje për të forcuar lidhjet me Kinën, që aktualisht kalon tensione shumë të larta me Japoninë, aleate e Perëndimit.
http://uk.reuters.com/article/2014/09/11/uk-russia-military-checks-idUKK...
s.z
Kryeministri përkufizon "kriteret" për anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës: “Do t’u drejtohemi shqiptarëve që punojnë në sistemin ndërkombëtar financiar”
“Do t"u drejtohemi shqiptarëve që punojnë në sistemin financiar ndërkombëtar për vendet në Këshillin Mbikëqyrës të BSH-së. Javën tjetër thirrja!”. Kështu shkruan kryeministri i vendit Edi Rama në “Twitter” duke paracaktuar kufizimet e një “gare” e cila përndryshe rregullohet me ligj. Një gjë shumë e mirë është në parim që Shqipëria dikur të qeverisej nga diaspora direkt, meqenëse dështimi këtu brenda është evident.
Rama: “Interes nga pala kineze për Shëngjinin dhe për Korridorin e Kaltër”
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i ka dhënë sot një intervistë Radios së Jashtme të Kinës. Rama ka folur për projektet e zhvillimit, integrimin dhe bashkëpunimin me Kinën në kuishtet e reja. Më poshtë po japim intervistën tën plotë:
Kjo është vizita juaj e parë në Kinë që pas marrjes së detyrës së kryeministrit. Sot mbyllët një takim me homologun kinez zotin Li Keqiang, çfarë tema prekët në takim dhe çfarë pritshmërish keni nga vizita në Kinë?
Dallga e fundit e jehonës ndaj intervistës së Maks Velos
Intervista e Maks Velos dhënë për gazetën “Mapo” para disa ditëve, vijon të ketë jehonë. Kështu edhe sot në disa prej gazetave kryesore figurojnë disa opinione që qarkojnë “mendimet” e Velos për veriorët dhe myslimanët. Lekë Tasi në gazetën “Panorama” e vë theksin te liria e shprehjes, e cila nuk ka pse të kompleksohet nga akuza si ajo e Agron Gjekmarkajt se Maks Velo është vllah.
Videoskandali i Sarandës, djali i Agron Canes thotë për “Panorama” se çështjen do ta ndjekin deri në Strasburg
Çështja e Agron Canes, protagonist i videos së publikuar nga “Neës24” mund të shkojë deri në Strasburg. “Panorama” shkruan sot se pas vendimit të Apelit në Gjirokastër që e la në burg Agron Canen, i biri i tij, deklaron se kjo është e padrejtë dhe se po fshihet e vërteta. Madje sipas tij, është e paimagjinueshme që i ati të ketë keryer një akt të tillë, si ai që shfaqet në video. Po kështu “Panorama” shkruan krahas Genc Imerajt si avokat i Canes është shtuar edhe Idajet Beqiri.
s.z
“Shqip” shkruan se është shtyrë marrja e këstit të tretë të huasë nga FMN-ja
Gazeta “Shqip” është marrë sot me takimin mes qeverisë shqiptare dhe misiont të FMN-së, i cili u mbyll pa një përgjigje konkluduese. Dhe me këtë rast “Shqip” ka vënë re se më 15 shtator të këtij viti, FMN-ja do të duhet të lëvronte këstin e tretë të huasë për qeverinë shqiptare e cila arrin në 26 milionë euro.
“Radha” e Kinës për një samit me vendet e Europës Qendrore dhe Lindore. “Tanjug” shkruan se do të mbahet në Beograd në muajin dhjetor
Serbia dhe Kina kanë rënë dakord që të organizojnë në Beograd në muajin dhjetor një samit që do të bashkojë në një tryezë superfuqinë aziatike dhe 16 vendeve të Europës Lindore dhe Qendore. Kjo është bërë e ditur pas takimit të kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç dhe homologut kinez Li Keqiang në Forumin Ekonomik Botëror që zhvillohet në Kinë. Një takim i ngjashëm i para disa muajve, i mbajtur në Bukuresht kishte edhe praninë e Shqipërisë, që nuk dihet nëse kësaj radhe do të marrë pjesë ose jo, ndonëse samiti i shkuar miratoi një dokument të përbashkët.
Imzot Rrok Mirdita: “Njohja e Kosovës nga Vatikani nuk është një domosdoshmëri. Por kjo do të ndodhë”
Imzot Rrok Mirdita ka folur sot në emisionin “Panteon” për vizitën e Papës në Shqipëri, që sipas tij bëhet në “kohën e duhur për Shqipërinë”. Por Mirdita ka folur edhe për faktin se përse Vatikani nuk e njeh Kosovën, një temë kjo që aktualizohet tani që kreu i Selisë së Shenjtë vjen në Shqipëri. Dhe për Imzot Rrok Mirditën përgjigja është se kjo gjë mund të presë, ndonëse Vatikani ka për ta njohur Kosovën. “Vatikani nuk ka një pushtet. Kisha është katolike universale dhe bariu i të gjithëve. Ka ardhur koha dhe sot për sot nuk duhet të injorohet.