Imzot Rrok Mirdita: “Njohja e Kosovës nga Vatikani nuk është një domosdoshmëri. Por kjo do të ndodhë”

Imzot Rrok Mirdita ka folur sot në emisionin “Panteon” për vizitën e Papës në Shqipëri, që sipas tij bëhet në “kohën e duhur për Shqipërinë”. Por Mirdita ka folur edhe për faktin se përse Vatikani nuk e njeh Kosovën, një temë kjo që aktualizohet tani që kreu i Selisë së Shenjtë vjen në Shqipëri. Dhe për Imzot Rrok Mirditën përgjigja është se kjo gjë mund të presë, ndonëse Vatikani ka për ta njohur Kosovën. “Vatikani nuk ka një pushtet. Kisha është katolike universale dhe bariu i të gjithëve. Ka ardhur koha dhe sot për sot nuk duhet të injorohet. Mendoj se sot për sot nuk është e domosdoshme pranimi i Vatikanit për një të ardhme të afërt të Kosovës. Kosova është e lirë dhe kosovarët fal Zotit i gëzojnë të gjitha liritë. Ndaj nuk është ngushtësi për një hap të tillë dhe Vatikani do e bëjë këtë gjë, për se di se kurë”, tha imzot Rrok Mirdita.
http://www.balkanweb.com/kryesore/1/imzot-rrok-mirdita-vizita-e-papes-ne...
s.z
Comments
Po jo o prift nuk eshte
<p>Po jo o prift nuk eshte domosdoshmeri, biles Vatikani le te beje lobim qe te mos e njofim fare...hajde pergjigje hajde.</p>
Po te ishte shprehur keshtu
<p>Po te ishte shprehur keshtu ndonje prift orthodhoks, do ishte bere nami! Do kishin dale Xhufi mer shoke ne llogore me pushke druri si gjithnje!</p>
Ky duhet te sikterroset atje
<p>Ky duhet te sikterroset atje ku ka lindur sepse si malazes qe eshte ka uzurpuar kishen shqiptare. Jo me kot Vatikani pergjate ketyre 20 e ca viteve ne krie te kishes katolike nuk lejon te udheheqin shqiptaret. Ne ishJugosllavi ketij i thone UDB-ash qe ne kohe te saj i sherbente regjimit te atehershem.</p>
Add new comment