Arkiv-Lajme
“Transparencë” vetëm në opozitë
“Rilindja Demokratike” hapej sot me një titull akuzues për kryeministrin shqiptar Edi Rama. “Skandali, me avion privat në Pekin”, ishte titulli i shkrimit që merrej me vizitën e Ramës dhe me shpenzimet e saj. Në fakt akuza do të duhet të merret me rezervë sa kohë nuk ka një provë për ta vërtetuar atë. Për më tepër që vetë “RD” në shkrimin e vet nuk sjell ndonjë fakt apo provë të tillë, por ndërton hipoteza. Madje duke u marrë deri edhe me kinetikën e gjesteve të kryeministrit dhe ministrit të Energjitikës Damian Gjiknuri.
Rama në Kinë, kryeministri kinez shpreh interes për investimet në infrastrukurë. Përmend ndërtimin e aksit Maqedoni-Shqipëri
Vizita e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Kinë po pasohet nga disa lajme “të bujshme” që flasin për projekte të mëdha dhe serioze. Kështu “ATSH” bën me dije se në takimin që Rama ka patur me homologun kinez Li Keqiang, ky i fundit ka kërkuar pjesëmarrje më të madhe të investimeve kineze duke shprehur interes të posaçëm për “ndërtimin e infrastrukturës shqiptare, veçanërisht në ndërtimin e autostradës që lidh Shqipërinë dhe Maqedoninë”.
Shoqata e Bankave: Stabiliteti financiar, i pacënuar. Do vijojmë bashkëpunimin me Bankën e Shqipërisë
Shoqata Shqiptare e Bankave deklaron se pavarësisht zhvillimeve të fundit në Bankën e Shqipërisë, funksionimi dhe stabiliteti i bankave tregtare në vend nuk është cënuar. Përmes një komunikate për shtyp, Shoqata Shqiptare e Bankave thekson se sistemi bankar shqiptar mbetet likuid, i mirë kapitalizuar, me një rritje të vazhdueshme dhe një performancë të qëndrueshme.
600 trupa në stërvitje e përbashkët mes forcave shqiptare dhe atyre britanike
Një stërvitje e zgjeruar e quajtur “Albanian Lion” po zhvillohet në Shqipëri si një bashkëpunim mes forcave të armatosura shqiptare dhe atyre britanike. Stërvitja ka nisur që më 30 gusht dhe do të përfundojë më 16 tetor, e ndarë në katër faza. Ministria e Mbrojtjes njofton për një konferencë të posaçme për shtyp në të cilën kanë folur ambasadori britanik Nicholas Canon, komandanti i Forcës Tokësore Zyber Dushku dhe zv.komandanti i Komandove të Marinës Mbretërore, kolonel Kevin Oliver.
Avokati i Fullanit, Maks Haxhia: “Arrestimi i një funksionari të lartë, precedent i rrezikshëm dhe me prapavijë politike”
Avokati i Ardian Fullanit, Maks Haxhia, ka dhënë sot një intervistë për gazetën “Shekulli” në të cilën përcjell disa komente për procesin nisur ndaj klientit të tij. Po veçojmë një pasazh nga qëndrimet e Haxhisë, pasi ai përbën një moment të interpretimit politik të ligjit. “Ky veprim(arrestimi dhe masa e sigurisë me burg) përbën një precedent të rrezikshëm dhe kjo është ajo që duhet të na shqetësojë si shoqëri, krijimi i një precedenti. Dhe krijimi i një precedenti të tillë ndaj një funksionari të lartë të çon të mendosh se këto janë veprime me prapavijë politike.
Hakerat sulm ndaj faqes online të kryeministrisë. Thirrje për protesta masive
Faqja online e Kryeministrisë hakerohet nga grupi i i njohur si ‘RedAnons_AL’ . Ata kanë sulmuar faqen zyrtare të kryeministrisë në internet, ndërsa bëjnë thirrje për protesta masive. “I bëjmë thirrje shoqerise civile të angazhohet në protesta masive. Të protestojmë për rritjen e tarifave. Të protestojmë për një jetë më të mire, për një gjykatë me të drejtë, për një mundesi arsimi të barabartë. Të protestojme edhe kundër opozites inkezistente te sotme. Mjaft qendruam me koken poshte. Ata duhet te marrin urdherat nga NE, ata paguhen nga djersa jone.
Rama shkruan në Twiter: Ja skena e ngjarjes historike të 21 shtatorit, ku Papa Françesku do të japë meshën e shumëpritur
Kryeministri Edi Rama ka bërë publike një foto të skenës ku Papa Françesku do të mbajë meshën e posaçme gjatë vizitës së tij në Shqipëri në 21 shtator. Në një foto të postuar në rrjetet sociale “facebook” dhe “twitter” Rama shkruan: “Skena e ngjarjes historike të 21 shtatorit, prej ku Papa Françesku do të japë meshën e posaçme dhe të shumëpritur”. Skena do të ngrihet në sheshin tashmë të rikonstruktuar “Nënë Tereza”.
L.V
Topi: Deklarata e Ramës, gabim. Anëtarët e Këshillit të Bankës kanë shumë përgjegjësi
Kreu i FRD-së Bamir Topi ka folur për News 24 lidhur me çështjen e Bankës së Shqipërisë. Sipas tij, “Politika duhet të heshtë dhe nuk duhet të ndërhyjë në çështje që i takojnë drejtësisë”. Topi nuk u ndal tek arrestimi i Fullanit, duke mos pranuar të komentojë thënë rreth zhvillimeve pas vjedhjes. Por ai ka atakuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, në lidhje me faktin se Këshilli Mbikëqyrës nuk ka përgjegjësi sa i takon vjedhjes. “Deklarata e Ramës ishte gabim. Si ka mundësi që të deklarohet se një anëtar i Këshillit Mbikëqyrës mos të ketë përgjegjësi?
Cameron: Do bëj gjithçka mundem për ruajtjen e bashkimit me Skocinë
Sipas agjensisë ANSA, kryeministri britanik, David Cameron deklaroi: “I përmbahem fort dhe me pasion Mbretërisë sonë të Bashkuar dhe do të bëj gjithçka që mundem për ta ruajtur këtë bashkim”, Ai njoftoi se të mërkurën do të shkonte në Skoci, së bashku me liderë të tjerë të politikës angleze dhe përfaqësues të partive kryesore për të bërë fushatë për mosshkëputjen e Skocisë nga Britania e Madhe. “Në fund të fundit do të jenë skocezët ata që do të vendosin, por dua që ata ta dinë se pjesa tjetër e Britanisë së Madhe do që Skocia të qëndrojë me ne”, theksoi Cameron.
Bashkëpunimi me Shoqatën e Ndërtuesve. Haxhinasto: Marrëveshje, jo më abuzime me tenderat
Marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën e Ndërtuesve të Shqipërisë. Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, pasi nënshkroi këtë marrëveshje e ka konsideruar bashkëpunimin si shumw pozitiv dhe një kontribut të drejtpërdrejtë në arritjen e atyre objektivave madhore që ka Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, për të zhvilluar infrastrukturën e vendit, për të angazhuar sa më shumë kompanitë shqiptare dhe për të vendosur një standart shumë më të lartë se sa aktuali në të gjithë hallkat e realizimit dhe zhvillimit të infrastrukturës shqiptare.