Avokati i Fullanit, Maks Haxhia: “Arrestimi i një funksionari të lartë, precedent i rrezikshëm dhe me prapavijë politike”

Postuar në 10 Shtator, 2014 03:14

Avokati i Ardian Fullanit, Maks Haxhia, ka dhënë sot një intervistë për gazetën “Shekulli” në të cilën përcjell disa komente për procesin nisur ndaj klientit të tij. Po veçojmë një pasazh nga qëndrimet e Haxhisë, pasi ai përbën një moment të interpretimit politik të ligjit. “Ky veprim(arrestimi dhe masa e sigurisë me burg) përbën një precedent të rrezikshëm dhe kjo është ajo që duhet të na shqetësojë si shoqëri, krijimi i një precedenti. Dhe krijimi i një precedenti të tillë ndaj një funksionari të lartë  të çon të mendosh se këto janë veprime me prapavijë politike. Gjykata ka dhënë një vendim që nuk bazohet në ligj. Dhe për mua është argument për të thënë se është një veprim me prapavijë politike. Nuk ka prova që të vërtetojnë që z. Fullani ka kryer vjedhjen, që gjithsesi përbën një rast të rëndë për sistemin bankar. Por nuk mund të dënosh titullarin për krimet që bëjnë nëpunësit”, thotë Haxhia, i cili në kërkim të një analogjie ka “goditur” me shembullin e një ministrie. “Me këtë precedent edhe një minstër, p.sh  ministri i Rendit, duhet të dënohet për ndonjë krim që mund të bëjë një drejtor burgu. Duhet të ndajmë përgjegjësitë morale nga përgjegjësitë administrative”, thotë Haxhia ndër të tjera. Sipas tij edhe masa e sigurisë për Fullanin është e pabazuar dhe e pavend, pasi ajo zakonisht jepet për persona  me rrezikshmëri të lartë. Këto qëndrime të Haxhisë kanë një rëndësi të vetën, jo dhe aq si argumente juridike, por si një qasje që nxit një debat të një lloji tjetër dhe që është barazia para ligjit, e cila nuk ka pse të filtrohet nga pozicioni i të akuzuarit. Nga ana tjetër nuk mund të barazohet arrestimi me dënimin, sikurse mund të lexohet në krahasimin që avokati Haxhia bën me rastin e ministrit të Rendit, pasi nëse Fullani do të ketë një proces të drejtë, gjithçka quhet e ezauruar.

s.z 

Comments

Submitted by Maksi By (not verified) on

<p>Maksi me vjen keq por qenke pjerdhur nga trute perfundimisht</p>

Submitted by dok. dagllas. m (not verified) on

<p>te rroni vete max....se truri te ka ikur ne drejtim te paditur, edhe njehere ngushellime.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.