Topi: Deklarata e Ramës, gabim. Anëtarët e Këshillit të Bankës kanë shumë përgjegjësi

Kreu i FRD-së Bamir Topi ka folur për News 24 lidhur me çështjen e Bankës së Shqipërisë. Sipas tij, “Politika duhet të heshtë dhe nuk duhet të ndërhyjë në çështje që i takojnë drejtësisë”. Topi nuk u ndal tek arrestimi i Fullanit, duke mos pranuar të komentojë thënë rreth zhvillimeve pas vjedhjes. Por ai ka atakuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, në lidhje me faktin se Këshilli Mbikëqyrës nuk ka përgjegjësi sa i takon vjedhjes. “Deklarata e Ramës ishte gabim. Si ka mundësi që të deklarohet se një anëtar i Këshillit Mbikëqyrës mos të ketë përgjegjësi? Aq me tepër nuk i lejohet kryeministrit të jap komente rreth një çështje që është ndryshe. Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës nuk mund të jenë njerëz që marrin rrogën e 9 apo 10. Pasi ka një ligj që e përcakton qartë këtë. Ndaj është e turpshme që vjen nga një zyrë kryeministër, kur thuhet se s’ka përgjegjësi. S’dua të përmend emra, të personave që janë pjesë e 9 bordeve. Nëse kjo është përgjegjësi e një personi, atëherë është diçka tjetër. Kur e trajton problemin në mënyrë institucionale, atëherë nuk mund të bëhen gabime”, tha Topi.
a.k
Add new comment