“Transparencë” vetëm në opozitë

“Rilindja Demokratike” hapej sot me një titull akuzues për kryeministrin shqiptar Edi Rama. “Skandali, me avion privat në Pekin”, ishte titulli i shkrimit që merrej me vizitën e Ramës dhe me shpenzimet e saj. Në fakt akuza do të duhet të merret me rezervë sa kohë nuk ka një provë për ta vërtetuar atë. Për më tepër që vetë “RD” në shkrimin e vet nuk sjell ndonjë fakt apo provë të tillë, por ndërton hipoteza. Madje duke u marrë deri edhe me kinetikën e gjesteve të kryeministrit dhe ministrit të Energjitikës Damian Gjiknuri. “Në foto dallohet se, menjëherë pas Ramës zbret ministri i Energjetikës, Gjiknuri dhe pas tij një nga këshilltarët mediatikë të pazyrtarizuar nga Kosova me emrin Baton Haxhiu. Edhe nëse shikohet sesi zbresin shkallët, kuptohet se kemi të bëjmë me një qetësi dhe asnjë prej tyrenuk ka ngut për t’i hapur rrugën pasagjerëve që mund të jenë duke pritur pas tyre”, shkruan “RD”. Asgjë nuk mund të vërtetohet nga kjo, veçse mund të fitohet e drejta që në suazën e hipotezave të komentohet se kjo e PD-së është në thelb një strategji politike. Strategji që zë fill nga ideja qendrore e qeveritarëve bllokmenë dhe hajdutë, peng të oligarkisë, e cila mandej plotësohet me akte të tilla në mënyrë që të zgjerojë rrezen e perceptimit. Krahas statuseve në “Facebook” të z. Berisha, deklaratat e disa deputetëve, p.sh z. Paloka, çojnë drejt një përfundimi që synon tensionin, ose evidentimin e tij, duke e unifikuar opozitën parlamentare me një rrugë të ngushtë veprimi. Nga ana tjetër, do kujtuar se qeveritarët e PD-së, me në krye z. Berisha janë të akuzuar gjerësisht nga ish-opozita socialiste, e cila sot e ka kapërcyer dhe hedhur pas llogarinë me të kaluarën. Ndaj edhe në çdo rast transaprenca për shpenzimet do t’i jepte fund përdorimit të këtyre gjërave për interes politik. Transaprencë që nuk mund t’i lihet në dorë vetëm kësaj qeverie dhe kësaj opozite. Për këtë mjafton një detaj: para disa muajsh u publikua një foto e Edi Ramës dhe deputetit Kokëdhima në avion duke udhëtuar drejt Italisë. U tha atëherë se kryeministri udhëton bashkë me pasagjerët e zakonshëm. Nëse transaprenca do të ishte vërtet qëllimi do të duhej p.sh që të bëhej i ditur edhe hoteli ku fjetën zyrtarët shqiptarë në mënyrë që këto lojëra të vockla, por irrituese për opinionin publik t’i linin vendin ideve dhe programeve.
s.z
Comments
Me sa duket, vete
<p>Me sa duket, vete kryeministri e ka konfirmuar lajmin e RD-se me shfajesimin se si perhere atij keto privilegje ja bejne dhurate te tjeret. </p>
Ke te besoj njeri i thjeshte
<p>Ke te besoj njeri i thjeshte ne kete perplasje, sa pa skrupull aq dhe revoltuese. Transparenca duhte te jete e plote psh me nje deklarate nga ambasada kineze, qe te vertetoj ate qe deklaron Rama. Deklaratat e njeanshme nuk bindin askend.</p>
Add new comment