Bashkëpunimi me Shoqatën e Ndërtuesve. Haxhinasto: Marrëveshje, jo më abuzime me tenderat

Postuar në 09 Shtator, 2014 13:09

Marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën e Ndërtuesve të Shqipërisë. Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, pasi nënshkroi këtë marrëveshje e ka konsideruar bashkëpunimin si shumw pozitiv dhe një kontribut të drejtpërdrejtë në arritjen e atyre objektivave madhore që ka Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, për të zhvilluar infrastrukturën e vendit, për të angazhuar sa më shumë kompanitë shqiptare dhe për të vendosur një standart shumë më të lartë se sa aktuali në të gjithë hallkat e realizimit dhe zhvillimit të infrastrukturës shqiptare. Haxhinasto u shpreh “Një nga çështjet më akute është bashkëpunimi për ligjin e ri të prokurimit publik, i cili në fakt është edhe shkaku që ka sjellë një situatë absurde në zhvillimin e proçeseve të tenderimit në Shqipëri duke ndikuar drejtpërdrejtë te cilësia dhe standardi i realizimit të veprave tona që realizohen me para të taksapaguesve shqiptarë Ka pasur situata absurde ku tenderat janë fituar me 40% nën vlerën e shpallur të tenderit, gjë që nuk duhet të ndodhë më, pasi paratë publike, paratë e qytetarëve, duhet të shpenzohen jo vetëm në mënyrë efiçente, por duhet të garantojnë cilësinë më të lartë të realizimit të veprave publike”, tha ai.

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.