Arkiv-Lajme

Prishtinë, nervozohet diplomacia e huaj: Albin Kurti, drejtues i bisedimeve në Serbinë

Postuar në 09 Shtator, 2014 13:07

Ka shkaktuar nervozizëm të hapur fakti që aleanca Blloku ka pranuar që negociatat me Serbinë t’i udhëheqë Albin Kurti i Vetëvendosjes. Kuptohet, pakënaqësinë e kanë ambasadat perëndimore në Prishtinë, të cilat duket se do të dalin publikisht për ta kundërshtuar këtë. Madje, indirekt, qysh sot Ambasadorja e SHBA-së shfaqi pakënaqësinë e shtetit që përfaqëson me zhvillimet në këtë drejtim, njofton Express. Tashmë është zyrtare se Blloku LDK-AAK-Nisma kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje, pas pothuajse dy muaj negociatash, me Lëvizjen Vetëvendosje.

Selami Xhepa: Guvernator i huaj? Pse jo, kjo praktikë ka ndodhur edhe në vende të tjera

Postuar në 09 Shtator, 2014 11:30

Teza e artikuluar së fundmi nga mazhoranca për një Guvernator të huaj, pas arrestimit të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, gjen mbështetje edhe nga ish-deputeti demokrat Selami Xhepa, ekspert i ekonomisë. Në një intervistë për A1 Report, Xhepa thotë se një guvernator i huaj mund të jetë zgjidhje shumë e mirë për t’i kthyer besimin institucionit. “Pavarësisht dorëheqjes në Këshillin Mbikqyrës dhe arrestimit të Fullanit unë e shikoj si fillimin e zgjidhjes së problemit. Struktura e bankës është e rëndësishme të rifreskohet me personalitete e figura të reja.

Presidenti Nishani në Postribë për të përkujtuar demonstratën e parë antikomuniste

Postuar në 09 Shtator, 2014 09:15

Kryengritjes së Postribës, e cilësuar si Kryengritja e Parë Antikomuniste në Shqipëri dhe Europë u përkujtua përmes një aktiviteti, ku mori pjesë dhe  Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. Ai vendosi kurora pranë memorialit të Kryengritjes së Postribës, ku ishte i  shoqëruar edhe nga deputetë të qarkut Shkodër, drejtuesit më të lartë vendorë, drejtues të shoqatave antikomuniste, historianë, etj. Në përvjetorn e 68-të të kësaj ngjarje, Nishani, u shpreh se “erdha këtu për të nderuar dhe respektuar institucionin e Presidentit të Republikës për të gjithë martirët”.

Programi i ri i BE-së për kulturën, nisin takimet informuese për projektet

Postuar në 09 Shtator, 2014 09:03

Në sallën “Tefta Tashko Koço” të MK-së, u zhvillua një takim informues e konsultues. Takimi vlente në kuadrin e marrëveshjes së nënshkruar mes Ministrisë së Kulturës dhe Bashkimit Europian në qershorin e këtij viti që lidhej me pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e ri të BE-së për sektorin kulturor dhe krijues “Creative Europe, Europa Krijuese”. Kjo është pjesë e nënprogramit kulturor, lidhur me thirrjen për projekt- propozimet në fushën e Projekteve të Bashkëpunimit Evropian (European Cooperation Projects) me afat aplikimi datën 1 tetor 2014.

Llalla në Bukuresht: Po hetojmë shumë zyrtarë të lartë për korrupsion

Postuar në 09 Shtator, 2014 08:21

Mjaft zyrtarë të nivelit të lartë po hetohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre, ka deklaruar Kryeprokurori Adriatik Llalla gjatë fjalës së tij në konferencën “Mbi korrupsionin e Shoqërinë” në Bukuresht. Llalla theksoi se Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj në drejtësi. Sipas tij mjaft zyrtarë të nivelit të lartë po hetohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Djegia e “flamurit” të ISIS, Bashkësia islame kundër gjestit të të rinjve kosovarë, dhe shpjegon përse

Postuar në 09 Shtator, 2014 06:57

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës vlerëson se akti i djeshëm i djegies së "flamurit" nga një grup i të rinjve në të cilin është edhe dëshmia islame - shehadeti, është veprim i papranuar dhe në kundërshtim me traditën tonë të tolerancës e mirëkuptimit. “Është e vërtetë që ky flamur padrejtësisht po keqpërdoret nga ISIS, organizatë terroriste e cila vepron gjoja në emër të myslimanëve. Mirëpo kjo assesi askujt nuk i jep të drejtë që të përdhosë simbolet islame apo të çfarëdo feje tjetër.

Debat Rama-Braçe në grupin parlamentar, kryeministri i kërkon ndërprerjen e çështjes BSH, “Po heton prokuroria”

Postuar në 09 Shtator, 2014 06:14

Dublimi i seancave dëgjimore të komisionit të ekonomisë, me hetimet e prokurirsë për çështjen e bankës Qëndrore, ka shkaktuar një debat në grupin parlamentar socialist mes Kryeministrit Rama dhe kryetarit të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe. Sipas “Panoramës”, Rama ka kërkuar nga Braçe që të ndërpresë seancat dëgjimore me anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës. Sipas Ramës, çështja tani ka kaluar nga kompetencat e Kuvendit, pasi është Prokuroria që po bën hetimin penal.

Arrihet pakti, edhe VV e Albin Kurtit pjesë e bllokut LAN, drejt formimit qeveria e re

Postuar në 09 Shtator, 2014 04:27

Siç njoftojnë mediat e Prishtinës, Lidhja Demokratike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë arritur një marrëveshje dje në mbrëmje me Lëvizjen Vetëvendosje për të formuar qeverinë. Sipas mediave në Kosovë, katër liderët kanë vendosur të formojnë qeverinë vetëm pak ditë para seancës konstituive të 12 shtatorit. Më herët  kryetari i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa tha se blloku i këtyre tri partive do të veprojë në përputhje me vendimin e gjykatës kushtetuese.

Civici jep dorëheqjen, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës nis shkërmoqjen

Postuar në 09 Shtator, 2014 03:19

Me një letër drejtuar Kuvendit, Ardian Civici ka depozituar dorëheqjen nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, duke dhënë shpjegimet përkatëse. Civici është i pari anëtar i Këshillit që jep dorëheqje. Anëtarët e tjerë të Këshillit, nuk kanë pranuar të japin dorëheqje, edhe pse ka pas thirrje publike ndaj tyre. Kuvedi mund të nisë procedurën për shkarkimin e Petraq Milos dhe Dhori Kules, si dy anëtarë të cilët janë në konflikt me ligjin për Bankën e SHqipërisë, pasi kanë angazhime politike zyrtare të provuara.

a.k

Përmbarimi privat “rrethon” ARMO-n, kreditë e prapambetura rëndojnë kompaninë

Postuar në 09 Shtator, 2014 03:11

Kompania AMRA, e njohur nën emrin tregtar ARMO, me dy rafineritë e përpunimit të thellë të “arit të zi” në Shqipëri, atë të Ballshit dhe atë të Fierit, nuk është më në kohën e “lulëzimit”. Siç njofton shqiptarja.com, ajo tashmë lëngon nën peshën e masave të ekzekutimit të kredive të prapambetura, e goditur njëherësh nga disa shoqëri përmbarimore private. Ndryshimi i qeverive, siç ndodh me gati gjithçka në Shqipëri (duke nisur nga kompanitë ajrore) ndryshoi edhe “fatet” e ARMO-s që tani të gjithë i kërkojnë borxhet.

a.k

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme