Djegia e “flamurit” të ISIS, Bashkësia islame kundër gjestit të të rinjve kosovarë, dhe shpjegon përse

Postuar në 09 Shtator, 2014 06:57

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës vlerëson se akti i djeshëm i djegies së "flamurit" nga një grup i të rinjve në të cilin është edhe dëshmia islame - shehadeti, është veprim i papranuar dhe në kundërshtim me traditën tonë të tolerancës e mirëkuptimit. “Është e vërtetë që ky flamur padrejtësisht po keqpërdoret nga ISIS, organizatë terroriste e cila vepron gjoja në emër të myslimanëve. Mirëpo kjo assesi askujt nuk i jep të drejtë që të përdhosë simbolet islame apo të çfarëdo feje tjetër. Me kohë e kemi thënë dhe e kemi sqaruar se ISIS, nuk vepron sipas mësimeve islame dhe as që është zgjedhur e mandatuar nga myslimanët për përfaqësim. Jemi të bindur që veprimet e tyre shpejt do të marrin përgjigjen adekuate nga populli i Irakut dhe i Sirisë në bashkëpunim me botën demokratike”, thuhet në reagimin e tyre. BIK fton të rinjtë që të jenë të kujdesshëm e të matur në veprimet e tyre dhe mos të bien pre e fushatave që më shumë mund të sjellin debate, konfuzion e paqartësi sase qëllimi i tyre për distancim nga veprimet e ISIS.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.