Arkiv-Lajme
Nis rikonstruksioni i segmentit rrugor Tiranë-Rinas. Arsyeja: Vizita e Papës në Shqipëri
Do të nisë rikonstruksioni i segmentit rrugor nga Tirana në Kashar dhe Rinas. Këtë e bëri të ditur të shtunën Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto. Projeti për rikonstruksionin e këtij segmenti do ti ndryshojë parametrat e kësaj rruge. Kjo përkon edhe me vizitën që do të ketë së shpejti në Shqipëri edhe Papa Françesku.
Ramush Haradinaj i drejtohet Hashim Thaçit: Reflektojë si burrështetas dhe liro rrugë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha në një intervistë për “Zërin e Amerikës” se koalicioni i tij me Lidhjen Demokratike dhe Nismën për Kosovën i kanë votat për ngritjen e institucioneve dhe presin që Partia Demokratike të shpenzojë mundësitë e saj si partia që doli e para nga zgjedhjet e tetë qershorit. Në intervistën dhënë, ai tha se vendit nuk i duhen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe kryeministri Thaçi pas udhëheqjes së vendit për dy mandate, të pozicionohet qartë duke u liruar rrugë forcave politike që kanë mundësi t’i ndërtojnë institucionet.
Rama: Mbështesim drejtësinë, do bëjmë hapat e nevojshëm që Banka e Shqipërisë të dalë më e fortë moralisht
Kryeministri Rama ka nisur kontaktet për të diskutuar mbi situatën e krijuar pas arrestimit të guvernatorit Fullani. Lajmi bëhet i ditur nga zyra e shtypit, sipas së cilës që herët në mëngjes Rama ka pasur një sërë telefonatash me partnerë dhe ekspertë ndërkombëtarë të qeverisë dhe me pas një takim me përfaqësuesit e FMN, të cilët i ka garantuar se qeveria është e gatshme të mbështesë prokurorinë e drejtësinë që të çojë deri në fund punën e nisur si dhe të garantojë pavarësinë e BSH, e kapërcimin e kësaj situate.
Berisha: Rama trembet dhe nga hija ime, nuk iu ndava as në Uells
Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar fjalën e Ramës në Samitin e Uellsit, duke thënë mes të tjerash se në atë Samit është dukur sikur ishte ai vete, kurse Rama thjesht zëdhënës i tij. “Lidhur me deklaratën mjerane të tij me të cilën nisi konferencën e shtypit nga Samiti nuk është përgjegjësia ime në rast se ai sheh hijen time edhe aty ku unë nuk jam. Kështu në vend që të njoftonte që në fillim shqiptaret për Samitin dhe vendimet e tij shumë të rëndësishme ai e nisi konferencën e shtypit me fjalët “si ç’është bere zakon nga ai pasardhësi i im... a thue se ishte zëdhënësi im. Pse kjo?
Selami Xhepa: BSH, riformatim i plotë i strukturave drejtuese. Fullani të japë dorëheqje ose Këshilli Mbikëqyrës të bëjë shkarkimin e tij
Tanimë është hapur debati mes ekspertëve se si mund të administrohet Banka e Shqipërisë pas zhvillimeve të fundit. “Një zgjidhje normale mendoj që do të nënkuptonte një dorëheqje të guvernatorit, sepse pavarësisht se është i arrestuar, guvernatori e gëzon ende mandatin e tij si kryetar i Këshillit Mbikëqyrës dhe guvernator. Në rast të kundërt, pastaj do të ishte detyrim i Këshillit Mbikëqyrës për të bërë shkarkimin e tij”, u shpreh ish-deputeti i PD-së Selami Xhepa.
Avokati Fatos Shanaj: Një 37 vjeçe intelektuale si Golemi nuk mund të qëndrojë në burg, do kërkoj ndryshimin e masës së sigurisë
“Do kërkojmë ndryshim të masës së sigurisë, procedura e paligjshme. Ku është rrezikshmëria e një vajze 37 vjeçe intelektuale”. Kështu mendon avokati i inspektores së Bankës së Shqipërisë Elivar Golemi i cili e ka cilësuar të paligjshme procedurën e arrestimit të saj. Në një prononcim për mediat pas takimit me Golemin, avokati Fatos Shanaj theksoi se ditën e hënë do të kërkojë ndryshim të masës së sigurisë. “Ëështë dhënë një masë sigurie “arrest me burg”. Për mua procedura është e pa ligjshme. Kjo na heq mundësinë për tu mbrojtur në shkallën e parë. Në këtë moment nuk diskutohet fajësia.
Presidentja Jahjaga: Të ndërtohen institucionet që të parandalojnë aktivitetet ekstremiste e terroriste
Thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të gjejnë zgjidhje për të ndërtuar institucionet e Republikës në pajtim të plotë me Kushtetutën dhe ligjet.
PORTRET/ Regjisori Saimir Kumbaro: Gati për filmin e ri, një komedi nga eksodi 1991
Duhet vetëm një shkëndijë të improvizosh intervistën, për më tepër me një njeri dinamik e të pakursyer si Saimir Kumbaro. Dikur më takonte të flisja shpesh me të, në ndonjë studio televizive, ku ai montonte dokumentarë, e unë sillesha vërdallë në kërkim të “mbretit lajm”. Sot më shpesh e takoj në kafe, por asnjëherë se kërkon të humbi kohë. Në kokën e tij vërtiten tema, imazhe filmike, profile personazhesh e aktorësh që do të luajnë ato. Shtator, i them, plazhi mbaroi, ke ndonjë projekt të ri në duar? S’mund të mendohet që ai është bosh.
Inspektimi i Gjiknurit në Zemblak: Po investojmë që të ulim humbjet teknike në rrjet
Nënstacioni 400/110 kV në Zemblak, një projekti rreth 5 milion euro i financuar nga një kredi e qeverisë gjermane nëpërmjet bankës KfW ka qenë objekt i inspektimit të ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri Në këtë vizitë, Ministri Gjiknuri shoqërohej nga administratori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Ëngjëll Zeqo dhe administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Arben Seferi.
Lulzim Basha: Procesi "Fullani" të ketë transparencë maksimale, politika nuk duhet të influencohet
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha reagon pas arrestimit të guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian. Ai tha se interesat e Shqipërisë kërkojnë që ky proces të ketë transparencë maksimale. “Politika nuk duhet të influencohet në këtë proces, as nuk duhet ta motivojë, por duhet ta ndjekë me përgjegjësi”, u shpreh Basha. Me tej ai tha: “Ky proces kërkon drejtësi të pandikuar dhe të pamotivuar nga frymëzimi oligark i dyshes Rama-Meta” Sipas tij procesi duhet të mbetet jashtë frymëzimit oligark për të kapur gjithë pushtetet dhe për të vënë nën kontroll politikën monetare.
L.V