Presidentja Jahjaga: Të ndërtohen institucionet që të parandalojnë aktivitetet ekstremiste e terroriste

Thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të gjejnë zgjidhje për të ndërtuar institucionet e Republikës në pajtim të plotë me Kushtetutën dhe ligjet. Sipas agjencisë “Express” presidentja Atifete Jahjaga ka thënë se pas konstituimit të Kuvendit duhet të miratohen ligjet që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit te organizuar, korrupsionit dhe që parandalojnë aktivitetet terroriste në Kosovë.“Është shumë e domosdoshme që Kuvendi i ri i Kosovës, dhe unë besoj se deputetët e zgjedhur me votën e popullit do të gjejnë forcën dhe kurajën që të tejkalojnë shpejt problemet e sotme, të miratojë ligje që do të parandalojnë aktivitetet ekstremiste e terroriste të qytetarëve tanë kudo qoftë në botë”, ka thënë Presidentja Jahjaga, me rastin e 15 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës. “Institucionet e Kosovës do të veprojnë në parandalimin e secilit kërcënim duke ndërtuar bazën e një shteti ku sundon ligji dhe rendi dhe ku liria e qytetarëve të tij, e mishëruar në Kushtetutë, është vlera më e madhe e saj. Ne të gjithë, përfaqësues të institucioneve, subjekte politike, e qytetarë të Kosovës duhet të punojmë në respektim dhe zbatimin e plotë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, ka shtuar Jahjaga.
L.V
Add new comment