Inspektimi i Gjiknurit në Zemblak: Po investojmë që të ulim humbjet teknike në rrjet

Nënstacioni 400/110 kV në Zemblak, një projekti rreth 5 milion euro i financuar nga një kredi e qeverisë gjermane nëpërmjet bankës KfW ka qenë objekt i inspektimit të ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri Në këtë vizitë, Ministri Gjiknuri shoqërohej nga administratori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Ëngjëll Zeqo dhe administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Arben Seferi. Mendohet që ky investim do të përmirësojë cilësinë e furnizimit me energji elektrike në të gjithë zonën jugore, por krijon dhe infrastrukturën elektrike të përshtatshme për zhvillimin e turizmit në zonën e bregut të detit Jon. Gjithashtu, ndikon në reduktimin e humbjeve të energjisë elektrike në rrjetin e transmetimit, përmirëson nivelin e tensionit dhe balancimin e rrjetit të transmetimit. Ministri Gjiknuri foli edhe për investime të tjera të rëndësishme që ndikojnë direkt në furnizimin më të mirë me energji elektrike, ndikojnë në uljen e humbjeve teknike të rrjetit, elemente që do të sjellin një qëndrueshmëri nga pikëpamja e çmimeve dhe furnizimit. “Do të thotë një sigurim i qëndrueshmërisë së furnizimit me energji dhe përdorim më i mirë nga konsumatorët”, tha Gjiknuri.
L.V
Add new comment