Nis rikonstruksioni i segmentit rrugor Tiranë-Rinas. Arsyeja: Vizita e Papës në Shqipëri

Postuar në 06 Shtator, 2014 13:50

Do të nisë rikonstruksioni i segmentit rrugor nga Tirana në Kashar dhe Rinas. Këtë e bëri të ditur të shtunën Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto. Projeti për rikonstruksionin e këtij segmenti do ti ndryshojë parametrat e kësaj rruge. Kjo përkon edhe me vizitën që do të ketë së shpejti në Shqipëri edhe Papa Françesku. “Ne jemi në një proces të vazhdueshëm për sjelljen në standarde të rrugëve të Shqipërisë, rrugët që janë në proces, rrugët që janë përfunduar, por edhe rrugët e reja që do të realizohen sipas standardit të cilin jemi duke e miratuar edhe formalisht, pasi nuk ka ekzistuar një standard i tillë”, tha Haxhinasto. Sipas tij “ky standard është në përputhje me atë evropian, që do të thotë parametra në aspektet fizike të rrugës, por veçanërisht në aspektet e sigurisë së rrugës”.“Ne synojmë që kjo tendencë pozitive që ka filluar për përmirësimin e rrugëve tona, për përmirësimin e sinjalistikës që ka dhënë impakt të drejtëpërdrejtë në uljen e aksidenteve në rrugët e Shqipërisë të vazhdoj edhe më tej me qëllim që të shpëtojmë sa më shumë jetë të qytetarëve, të ofrojmë sa më shumë shërbim të mirë të transportit dhe sigurisht të integrohemi edhe me cilësinë e sinjalistikës e parametrave të tjerë të infrastrukturës tonë rrugore edhe me Evropën”, tha Haxhinasto.

L.V

Comments

Submitted by Tr (not verified) on

<p>Turp per te gjithe ato te rinj qe dalin me bluzat e LSI, turp qe per 5 leke ofendojne intelingjcen e tyre. Turp qe per 5 leke apo nje post pune provizor( e them provizor pasi sa vjen tjetri te keq direkt) shesin te ardhmen e tyre. Ky vend behet i pabanueshem gjithenje e me shume. Sapo na vjen nje personalistet levizin gjerat na del nje palaco minister i cili henger 4 vite me PD duke prere shirita per ti bere show Franceskut i cili nga ana e tij eshte simpatizant i gjerave te thjeshta e jo shpenzimeve marramendese sic po bejne keto...turp per kete qeveri leshi qe na ra per pjese, turp per ato qe heshtin!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.