Ramush Haradinaj i drejtohet Hashim Thaçit: Reflektojë si burrështetas dhe liro rrugë

Postuar në 06 Shtator, 2014 13:44

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha në një intervistë për “Zërin e Amerikës” se koalicioni i tij me Lidhjen Demokratike dhe Nismën për Kosovën i kanë votat për ngritjen e institucioneve dhe presin që Partia Demokratike të shpenzojë mundësitë e saj si partia që doli e para nga zgjedhjet e tetë qershorit. Në intervistën dhënë, ai tha se vendit nuk i duhen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe kryeministri Thaçi pas udhëheqjes së vendit për dy mandate, të pozicionohet qartë duke u liruar rrugë forcave politike që kanë mundësi t’i ndërtojnë institucionet. “Ne qeverisemi në Kosovë nga qeveria Thaçi në dy mandate. Është një lloj shëndeti i demokracisë ndryshimi pas dy mandateve. Logjika e shëndoshë do të zgjidhte çdo gjë. Na vjen keq për mungesë të kësaj logjike tek zoti Thaçi dhe kolegët e tij. Përkundër faktit që ata vërtetë e fituan numrin më të madh të votave në zgjedhje, ata ishte dashur të reflektojnë vullnetin politik të të gjithë të tjerëve, po ashtu që janë zgjedhur me votë në këto zgjedhje e të cilët e kanë vlerësuar që të mos bashkë qeverisin me PDK-në dhe zotin Thaçi, por të krijojnë institucione dhe t’i japin Kosovës një ndryshim. Pra, pas dy mandateve me i dhënë një ndryshim qeverisës vendit dhe demokracisë së Kosovës, është e shëndetshme. Ne shpresojmë që do të ketë një reflektim të tillë nga zoti Thaçi dhe kolegët e tij. Meqenëse ai e ka udhëhequr vendin për dy mandate edhe i takon të reflektojë si një burrështetas. Pas udhëheqjes së vendit për dy mandate, pas besimit që i ka dhënë populli i vet, tani me respekt ndaj popullit të vet e ndaj demokracisë së brendshme po ashtu, të pozicionohet qartë duke u liruar rrugë forcave politike që kanë mundësi t’i ndërtojnë institucionet”, u shpreh Ramush Haradinaj në intervistën për “Zërin e Amerikës”.

L.V

 

http://www.zeriamerikes.com/content/kosovo-haradinaj-interview/2440405.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.