Selami Xhepa: BSH, riformatim i plotë i strukturave drejtuese. Fullani të japë dorëheqje ose Këshilli Mbikëqyrës të bëjë shkarkimin e tij

Postuar në 06 Shtator, 2014 09:35

Tanimë është hapur debati mes ekspertëve se si mund të administrohet Banka e Shqipërisë pas zhvillimeve të fundit. “Një zgjidhje normale mendoj që do të nënkuptonte një dorëheqje të guvernatorit, sepse pavarësisht se është i arrestuar, guvernatori e gëzon ende mandatin e tij si kryetar i Këshillit Mbikëqyrës dhe guvernator. Në rast të kundërt, pastaj do të ishte detyrim i Këshillit Mbikëqyrës për të bërë shkarkimin e tij”, u shpreh ish-deputeti i PD-së Selami Xhepa. Ai mendon se, edhe pse nuk çojnë në pamundësi qeverisjeje, rrethanat e krijuara në Bankën Qendrore kërkojnë një zgjidhje thelbësore, përmes riformatimit të plotë të strukturave drejtuese. “Kështu që në këtë kuptim, ndoshta në një periudhë disajavore Komisioni parlamentar i Ekonomisë duhet të punojë më ngushtësisht me anëtarët ekzistues të Këshillit Mbikëqyrës, për t’iu dhënë mundësi edhe atyre të marrin vendimet e tyre personale dhe për të bërë ndoshta një freskim më të plotë të të gjithë strukturës së lartë drejtuese”, shtoi më tej Xhepa. Sipas tij, në këtë situatë është Komisioni parlamentar i Ekonomisë, ai që duhet të marrë rolin kryesor për të rikthyer bankën në normalitet, jo vetëm me riformatimin e strukturave drejtuese, por edhe përmes një rishikimi të plotë të ligjit.

 

http://top-channel.tv/neë/lajme/artikull.php?id=283823#.VAsZ68KSz5M

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.