Berisha: Rama trembet dhe nga hija ime, nuk iu ndava as në Uells

Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar fjalën e Ramës në Samitin e Uellsit, duke thënë mes të tjerash se në atë Samit është dukur sikur ishte ai vete, kurse Rama thjesht zëdhënës i tij. “Lidhur me deklaratën mjerane të tij me të cilën nisi konferencën e shtypit nga Samiti nuk është përgjegjësia ime në rast se ai sheh hijen time edhe aty ku unë nuk jam. Kështu në vend që të njoftonte që në fillim shqiptaret për Samitin dhe vendimet e tij shumë të rëndësishme ai e nisi konferencën e shtypit me fjalët “si ç’është bere zakon nga ai pasardhësi i im... a thue se ishte zëdhënësi im. Pse kjo? Pse unë para Samitit? Rama, që ishte i vetmi pjesëmarrës në Samit që kishte protestuar kundër anëtarësimit të vendit në NATO, kësaj radhe nuk kishte faj. Ky vend që është i famshëm për histori ëndrrash të tmerrshme hijesh etj etj, nuk kurseu as Edvinin pa një dramë”. Këtë reagim Sali Berisha e ka postuan në faqen e tij në facebook, duke cituar në fund: “Pra ai nuk ishte gëzuar nga pjesëmarrja në Samit por ishte tmerruar nga hija e ime në Samit. Tamam sikur në atë Samit të isha unë dhe ai thjesht zëdhenësi im!”
L.V
Comments
eshte fjala me e vertete qe
<p>eshte fjala me e vertete qe ke thene gjate 25 vjeteve.</p>
I rrjedhur, i pjerdhur, i
I rrjedhur, i pjerdhur, i humbur, doktor vrases.
ky karabushi ishkryeminister
<p>ky karabushi ishkryeminister ka rrjedhur fare</p>
Add new comment