Arkiv-Lajme
Rezultatet e sondazheve mbi Skocinë e pavarur kanë trazuar gjithë elitën britanike
Sondazhet po paralajmërojnë një votë në favor të Skocisë së pavarur në referendumin që do mbahet pas më pas se dy javësh, e në të cilin skocezët do duhet t’i japin përgjigje pyetjes, nëse duan që Skocia të jetë vend e shtet i pavarur. Kur kjo fushatë nisi, skocezët ishin në shumicë kundër idesë së ndarjes nga Britania e Madhe, por partizanët e ndarjes kanë bërë një fushatë agresive, dhe kanë bindur shumë skocezë se pavarësia do të jetë një gjë që do të funksionojë më mirë e që do t’i japë më shumë kuptim e dinjitet identitetit të tyre.
Referendumi skocez për shkëputje nga Britania, 51% e preferencave janë pro largimit
Edhe dhjetë ditë nga votimet, rezultati i referendumit në Skoci duket tepër i vështirë për t’u parashikuar. Kampi pro shkëputjes pretendon epërsi; kundërshtarët këmbëngulin se e kanë fitoren në xhep. Sondazhet e fundit i japin sidoqoftë një avantazh të lehtë mbështetësve të mëvetësisë me 51% të preferencave në favor të saj dhe 49% kundër. Votuesve do t’u kërkohet në 18 shtator t’i përgjigjen me po ose jo pyetjes nëse Skocia duhet të jetë një vend i pavarur. Pas një përkatësie më shumë se 300-vjeçare në Mbretërinë e Bashkuar, skocezëve iu lejua votimi në referendum për pavarësinë e tyre.
Prokuroria vijon pyetjen e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës: Milo, Kule e Civici
Edhe tre anëtarë të tjerë të Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë janë marrë në pyetje në Prokurorinë e Tiranës, në lidhje me hetimet që kanë nisur nga organi i akuzës për zbardhjen e vjedhjes nga thesari i bankës të rreth 7.13 milionë dollarëve. I pari që ka mbërritur në Prokurori ka qenë Petraq Milo, i cili për gati 60 minuta i është përgjigjur pyetjeve të grupit hetimor. Kjo procedurë është ndjekur edhe për dy anëtarët e tjerë të Këshillit Mbikqyrës Dhori Kule dhe Adrian Civici, ndërsa Guvernatorja e komanduar Elisabeta Gjoni pritet të merret në pyetje të martën.
Maks Velo ndan opinionin publik? Jo, këtë herë e ka të tërin kundër
Një intervistë e Maks Velos dhënë Alfred Lelës së Mapos ka provokuar reagime të shumta online. “Jam antiverior”, thotë Velo në atë intervistë, duke bërë një dallim (që mbetet pa u shpjeguar) mes veriut e Gegërisë. Dhe më pas thotë se “është antimysliman”, e në këtë pikë lidh prapambetjen e Shqipërisë në kohët moderne me pushtimin 500 vjeçar otoman.
E.Meksi refuzon komisionin e ekonomisë: Kam dëshmuar në prokurori, cënoj sekretin hetimor
Me një letër sqaruese drejtuar Kuvendit, anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, Ermelinda Meksi, njoftoi se nuk do të dëshmojë sot në Komisionin e Ekonomisë lidhur me vjedhjen e thesarit të Bankës. Në shkresën dërguar Kuvendit, e cila mban datën 5 shtator 2014, Meksi sqaron se për këtë çështje ka dëshmuar në Prokurori, në po këtë datë.
Drejtësia jonë nuk vepron dot jashtë politikës. Fullani, kokë turku, thotë Lubonja
Për Fatos Lubonjën, ish guvernatori Fullani është përdorur si kokë turku dhe arrestimi i tij është një lojë politike. Lubonja tha për Zërin e Amerikës se “Është e vështirë të besosh se ky është një rast që flet për një rimëkëmbje të drejtësisë. Ose as mëkëmbje, se nuk di a ka qenë ndonjëherë drejtësia në Shqipëri e pavarur. Ne nuk kemi historikisht një drejtësi të pavarur, që vepron jashtë pushtetit politik dhe jashtë pushteteve financiare korruptive më vonë, siç ka ndodhur këto 20 vjet.
Braçe: Elsabeta Gjoni përgjegjëse sa Fullani. Nuk mundet Presidenti i Republikes t’i jape imunitet nga hetimet
Deputeti Erjon Braçe dhe me cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, duke komentuar takimin e një ditë më parë të Presidentin Bujar Nishani me Guvernatoren në detyrë Elisabeta Gjoni, shprehet se kjo e fundit është po aq përgjegjëse sa Guvernatori Ardian Fullani. Në një reagim në “facebook”, Braçe shpreh shqetësim për ndikimin mbi Prokurorinë për vijimin e hetimeve dhe çuarjen deri në fund të nxjerrjes së përgjegjësisë penale për cilindo që ka drejtuar në Bankë dhe ka bërë faj.
'Euro 2016', Shqipëria gol spektakolar në stadiumin “Estadio Municipal de Aveiro” të Portugalisë
Kombëtarja shqiptare e drejtuar nga De Biazi fiton 1-0 ndaj kombëtares Portugeze. Kështu startoi të dielën fushata kualifikuese e “Euro 2016”. E pozicionuar në Grupin I, përfaqësuesja jonë kuqezi luajti ndaj Portugalisë prej orës 20:45 të dielën, në stadiumin “Estadio Municipal de Aveiro”. Përfundoi 0 me 0 pjesa e parë e ndeshjes. Në minutën ‘52 të pjesës së dytë kombëtarja shqiptare shënon golin e parë dhe të vetëm të ndeshjes ndaj Portugalisë. Pas një pasimi të Odise Roshit, Balaj gjeti çastin dhe shënoi në portën portugeze.
Obama bën publik planin kundër ISIS-it: Faza e ardhshme parashikon kalimin në sulm
Presidenti amerikan, Barack Obama njoftoi se do të paraqiste të mërkurën e ardhshme planin e tij të veprimit kundër Shtetit Islamik (ISIS). Sipas ATSH agjencia prestigjioze AFP njofton: Obama theksoi se plani nuk parashikonte dërgimin e trupave amerikane në terren dhe se ai nuk do të ishte njësoj me luftën në Irak. “Faza e ardhshme parashikon kalimin në sulm”, deklaroi Obama. “Të martën do të takoj liderët e Kongresit dhe të mërkurën do të zhvilloj diskutime dhe do të bëj publike planin tonë të veprimit”, theksoi ai për stacionin e lajmeve, NBC News.
Nishani dhe Rama inkurajojnë Elisabeta Gjonin në detyrën e Guvernatores: “Nuk do preket stabiliteti financiar i Bankës së Shqipërisë”
Presidenti Bujar Nishani ka zhvilluar pasditen e së shtunës një takim edhe me të komanduarën si Guvernatore prej Këshillit Mbikqyrës, zonjen Elizabeta Gjoni. Gjatë takimit në Presidencë, Nishani teksa i ka vënë në dukje zonjës Gjoni rëndësinë e detyrës së re dhe i ka garantuar mbështetjen institucionale për përmbushjen me rigorozitet të të gjitha përgjegjësive.