Prokuroria vijon pyetjen e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës: Milo, Kule e Civici

Postuar në 08 Shtator, 2014 05:22

Edhe tre anëtarë të tjerë të Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë janë marrë në pyetje në Prokurorinë e Tiranës, në lidhje me hetimet që kanë nisur nga organi i akuzës për zbardhjen e vjedhjes nga thesari i bankës të rreth 7.13 milionë dollarëve. I pari që ka mbërritur në Prokurori ka qenë Petraq Milo, i cili për gati 60 minuta i është përgjigjur pyetjeve të grupit hetimor. Kjo procedurë është ndjekur edhe për dy anëtarët e tjerë të Këshillit Mbikqyrës Dhori Kule dhe Adrian Civici, ndërsa Guvernatorja e komanduar Elisabeta Gjoni pritet të merret në pyetje të martën. Prokuroria ka deklaruar se do të marrë në pyetje cdo person që mund të ketë dijeni apo mund të hedhë dritë për zbardhjen e vjedhjes së kryer nga thesari.

Ndërkaq Prokurori i Tiranës i ka drejtuar një shkresë Komisionit Parlamentar të Ekonomisë për të mos vijuar seancat e marrjes në pyetje të anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës, duke theksuar se ata po pyeten nga prokurorët për faktet të cilat përbëjnë sekret shtetëror. Marrja në pyetje e anëtarëve të këshillit Mbikqyrës konsiderohen sekret hetimor dhe asnjë prej të pyeturve nuk ka  dhënë deklarime mbi cështjen.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.