Rezultatet e sondazheve mbi Skocinë e pavarur kanë trazuar gjithë elitën britanike

Sondazhet po paralajmërojnë një votë në favor të Skocisë së pavarur në referendumin që do mbahet pas më pas se dy javësh, e në të cilin skocezët do duhet t’i japin përgjigje pyetjes, nëse duan që Skocia të jetë vend e shtet i pavarur. Kur kjo fushatë nisi, skocezët ishin në shumicë kundër idesë së ndarjes nga Britania e Madhe, por partizanët e ndarjes kanë bërë një fushatë agresive, dhe kanë bindur shumë skocezë se pavarësia do të jetë një gjë që do të funksionojë më mirë e që do t’i japë më shumë kuptim e dinjitet identitetit të tyre. Deri para pak ditësh, establishmenti britanik ishte mendjefjetur se skocezët “nuk do t’i linte mendja” që t’i thonin “Jo” bashkimit me Britaninë, por tani janë kapur nga paniku. Pikërisht tani po e kuptojnë se referendumi në fjalë nuk është një lojë e thjeshtë, por mund të jetë dhe një ngjarje me efekte të jashtëzakonshme mbi fatin e të gjithëve, skocezëve e britanikëve.
Sot kish shkruar një artikull edhe Boris Johnson, kryebashkiaku i Londrës, dhe pikëpamjet e tij ishin të natyrës apokaliptike. Në rast se i thuhet “po” Skocisë së pavarur, atëherë nuk do të flitet më për “Britain, British, Britishness”, prapa të cilëve qëndron “diçka e mrekullueshme për të gjithë botën, qëndrojnë vlerat e lirisë, demokracisë, gjyqësorit të pavarur, sensit të humorit, racionalitetit”. Ai ua kë bërë thirrje skocezëve të mos e vrasin Unionin politik më fantastik që ka njohur bota ndonjëherë, e që është themeluar treqind vjetë më parë, saktësisht në vitin 1707.
Re.Pu.
Add new comment