Referendumi skocez për shkëputje nga Britania, 51% e preferencave janë pro largimit

Edhe dhjetë ditë nga votimet, rezultati i referendumit në Skoci duket tepër i vështirë për t’u parashikuar. Kampi pro shkëputjes pretendon epërsi; kundërshtarët këmbëngulin se e kanë fitoren në xhep. Sondazhet e fundit i japin sidoqoftë një avantazh të lehtë mbështetësve të mëvetësisë me 51% të preferencave në favor të saj dhe 49% kundër. Votuesve do t’u kërkohet në 18 shtator t’i përgjigjen me po ose jo pyetjes nëse Skocia duhet të jetë një vend i pavarur. Pas një përkatësie më shumë se 300-vjeçare në Mbretërinë e Bashkuar, skocezëve iu lejua votimi në referendum për pavarësinë e tyre. Marrëveshjen e nënshkruan dy vjet më parë Kryeministri britanik David Cameron dhe shefi i qeverisë rajonale skoceze, Alex Salmond. Por që atëherë, me dëshirën në pavarësi ata nuk ishin të vetmit në Europë. Shkëputjen prej vendit të origjinës e kanë kërkuar para së gjithash rajonet ekonomikisht të forta: katalanasit e baskët, kontribuan në 2012-ën gati çerekun e prodhimit të brendshëm bruto të Spanjës edhe pse përbëjnë më pak se dhjetë për qind të sipërfaqes së vendit. Edhe në itali , veriu i Italisë me Tirolin Jugor dhe rajonin e metropolit Milano, të përgatitur mirë për sfidat e së ardhmes, nuk duan ta bashkëfinancojnë edhe më tej jugun me ekonomi të dobët.
a.k
Add new comment