E.Meksi refuzon komisionin e ekonomisë: Kam dëshmuar në prokurori, cënoj sekretin hetimor

Postuar në 08 Shtator, 2014 03:32

Me një letër sqaruese drejtuar Kuvendit, anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, Ermelinda Meksi, njoftoi se nuk do të dëshmojë sot në Komisionin e Ekonomisë lidhur me vjedhjen e thesarit të Bankës. Në shkresën dërguar Kuvendit, e cila mban datën 5 shtator 2014, Meksi sqaron se për këtë çështje ka dëshmuar në Prokurori, në po këtë datë. “Dëshmia ime në Komisionin e Ekonomisë dëmton procesin hetimor të nisur tashmë nga Prokuroria, si dhe cenon sekretin e hetimit duke më implikuar personalisht, sipas Kodit Penal”, shkruan Meksi, në letrën drejtuar kreut të Komisionit Erion Braçe. Për dijeni shkresa i është dërguar edhe Kreut të Kuvendit Ilir Meta dhe Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla. Rrjedhimisht, komisioni e anuloi raportimin e anëtarëve të Bordit të BSH, për shkak të vijimit të procesit hetimor. As Adrian Civici nuk do të raportojë.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.