Obama bën publik planin kundër ISIS-it: Faza e ardhshme parashikon kalimin në sulm

Postuar në 07 Shtator, 2014 14:19

Presidenti amerikan, Barack Obama njoftoi se do të paraqiste të mërkurën e ardhshme planin e tij të veprimit kundër Shtetit Islamik (ISIS). Sipas ATSH agjencia prestigjioze  AFP njofton:  Obama theksoi se plani nuk parashikonte dërgimin e trupave amerikane në terren dhe se ai nuk do të ishte njësoj me luftën në Irak. “Faza e ardhshme parashikon kalimin në sulm”, deklaroi Obama. “Të martën do të takoj liderët e Kongresit dhe të mërkurën do të zhvilloj diskutime dhe do të bëj publike planin tonë të veprimit”, theksoi ai për stacionin e lajmeve, NBC News. Shtetet e Bashkuara të Amerikës filluan që sot një seri sulmesh në Irak për të neutralizuar xhihadistët e ISIS-it, të cilët po përpiqen të marrin kontrollin e digës së Hadithas, shkruante gazeta ”Wall Street Journal” online duke cituar burime ushtarake. Vetwm dy ditë më parë, në mbyllje të Samitit të Uellsit, presidenti amerikan, Barack Obama theksoi se Shteti Islamik (EI), përgjegjës për krimet në Irak dhe në Siri, do të mundej duke shprehur besimin se një koalicion i gjerë ndërkombëtar do të formohet kundër organizatës xhihadiste.“Kjo nuk do të ndodhë që nesër, por ne do të avancojmë në rrugën e duhur. Ne do të dobësojmë dhe në fund do të mundim Shtetin Islamik”, theksoi Obama gjatë konferencës së shtypit në përfundim të samitit të NATO-s

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.