Braçe: Elsabeta Gjoni përgjegjëse sa Fullani. Nuk mundet Presidenti i Republikes t’i jape imunitet nga hetimet

Deputeti Erjon Braçe dhe me cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, duke komentuar takimin e një ditë më parë të Presidentin Bujar Nishani me Guvernatoren në detyrë Elisabeta Gjoni, shprehet se kjo e fundit është po aq përgjegjëse sa Guvernatori Ardian Fullani. Në një reagim në “facebook”, Braçe shpreh shqetësim për ndikimin mbi Prokurorinë për vijimin e hetimeve dhe çuarjen deri në fund të nxjerrjes së përgjegjësisë penale për cilindo që ka drejtuar në Bankë dhe ka bërë faj. “Elisabeta Gjoni, ne cilësinë e zëvendësguvernatorit (detyrat e te cilit janë te qarta ne ligj), ne kushtet e mungesës se zëvendësguvernatorit përgjegjës për administrimin e Bankës, me përgjegjësi te plote edhe për këtë (sipas ligjit), është përgjegjëse po aq sa Guvernatori për keqadministrim me pasojë dëm të rëndë ekonomik për Bankën”- shprehet Braçe në reagimin e facebook-ut. Sipas tij, Presidenti nuk mundet të japë imunitet nga hetimet apo të cenojë hetimet për të.
L.V
Comments
Po dele siku Bracja i di me
<p>Po dele siku Bracja i di me mire nga te gjitha problemet, megjithese deri tani si komisini i ekonomise, nuk ka shkruar asnje fjale se si ka ndikuar BSH ne ekonomi, per mire ose per keq, dhe ku ka caluar. Flitet e shkruhet vetem per vjedhjen e disa parave ne "magazinen" ku magazinieri qelloi te jete hajdut, me gjithe ato certifikata sigurie. Duket siku Fullani nuk paska pasur pune tjeter vetem te runate magazinierin se mos vidhte! E me qe kete se ka bere mire qenka edhe ai hajdut. </p>
Add new comment