Arkiv-Lajme

Ilir Meta: Prokuroria dhe gjyqësori të vendosin pikat mbi ‘i’ për çështjen e skandalit të vjedhjes në BSH

Postuar në 06 Shtator, 2014 04:30

Meta komentoi të shtunën paradite arrestimin e guvernatorit të Bankës, Ardian Fullanit. Ai tha se qëndrimi i tij mbetej i pandryshuar lidhur me skandalin e vjedhjes në Bankën e Shqipërisë. Meta u shpreh për mbështetje prokurorisë dhe gjyqësorit për t’i shkuar deri në fund skandalit të vjedhjes. Ai tha se “reforma në drejtësi do të ecë përpara dhe bashkëpunimi me të gjitha institucionet është i domosdoshëm dhe duhet të jetë reciprok.” Meta u shpreh gjithashtu se prokuroria dhe gjyqësori duhet të vendosin të gjitha pikat mbi ‘i’ për çështjen e skandalit të vjedhjes në BSH.

Guvernatori rrezikon 7 vjet burg ose një shumë të madhe si gjobë. Ja çfarë thuhet në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë

Postuar në 06 Shtator, 2014 04:04

Mbi Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani rëndon akuza për “shpërdorim detyre”

Fullani akuzohet se:

-nuk i ka propozuar Këshillit Mbikëqyrës, zëvendësguvernatorin e dytë të Bankës së Shqipërisë, duke krijuar një boshllëk në përmbushjen e detyrimeve të këtij funksioni.

-nuk ka ushtruar kompetencat e tij për propozimin e nismave juridike të funksionimit të Bankës

-nuk ka marrë masat e nevojshme ligjore për zbatimin e vendimeve dhe rregulloreve të Këshillit Mbikëqyrës.

LSI feston 10 vjetorin e krijimit. Rama nga facebook-u: Urime partnerëve e miqve

Postuar në 06 Shtator, 2014 03:34

Urime në 10 vjetorin e krijimit Lëvizja Socialiste per Integrim ka marre nga kryeministri i vendit, Edi Rama. Në një postim në profilin e tij në Facebook, Rama uron miqtë dhe partneret në qeverisje. “Urime partnereve e miqve te LSI për 10 vjetorin e krijimit që festojnë sot”- shkruan ai. Burime zyrtare nga LSI, konfirmuan se me rastin e përvjetorit, LSI do të zhvillojë veprimtari të ndryshme sociale në të gjithë vendin. Këto veprimtari do të kenë në fokusin e tyre grupet në nevojë dhe shtresat të ndryshme sociale.

L.V

Elisabeta Gjoni zë vendin e Ardian Fullanit, përkohësisht. Ja çfarë thotë legjislacioni

Postuar në 06 Shtator, 2014 03:17

Pas arrestimit të Guvernatorit Ardian Fullani drejtimi i Bankës së Shqipërisë i kaloi zv/Guvernatores së parë Elisabeta Gjoni. Kjo përcaktohet në ligjin e Bankës se Shqipërisë, ne kodin e procedurave administrative, por edhe legjislacioni shqiptar parashikon që "për një arsye apo një tjetër, titullari në kushtet e pamundësisë se ushtrimit te aktivitetit te tij zëvendësohet”. Derisa të sqarohet pozita juridike e Fullanit, Elisabeta Gjoni do të drejtojë Bankën e Shqipërisë. Ndërkohë ajo mban edhe postin e nënkryetares së Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Spartak Braho: Prokuroria është e mbushur me denoncime, ka në axhendën arrestime të tjera

Postuar në 06 Shtator, 2014 03:02

Pas arrestimit të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani dhe Inspektores së Përgjithshme Elivar Golemi, kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, në një linjë telefonike për “Ora News” deklaroi se Prokuroria ka në axhendën e saj të këtij sezoni vjeshtor mjaft çështje të rëndësishme që lidhen me skandale në fusha të ndryshme. “Padyshim që do ketë arrestime të tjera dhe duhet të ketë arrestime të tjera. Kjo është situata që kemi trashëguar dhe veprime të tjera në kundërshtim me ligjin. Dhe mjaft çështje të tjera shumë të rëndësishme janë tashmë në duart e Prokurorisë.

Ngjela: Fullani duhet të pendohet dhe të bashkëpunojë me drejtësinë

Postuar në 06 Shtator, 2014 02:53

“Fullani duhet të pendohet dhe të bashkëpunojë me drejtësinë”. Kështu është shprehur avokat Spartak Ngjela për “News24”. Pas arrestimit të Guvernatorit Fullani, avokat Ngjela i bën thirrje Parlamentit të zgjedhë menjëherë guvernatorin e ri, në mënyrë që arrestimi i Fullanit të mos ndikojë në stabilitetin financiar të vendit. “Po ta shikosh në funksion të ligjit është normale. Po ta shikosh në funksion të stabilitet financiar të vendit dhe sidomos të monedhës, guvernatori kur të shkarkohet nesër në parlament duhet të emërohet tjetri urgjent.

Televizionet kanë reaguar në mënyrë të ftohtë ndaj arrestimit të Fullanit.

Postuar në 05 Shtator, 2014 15:02

Është interesante të vihet re reagimi i televizioneve pas ngjarjes, në qendër të së cilës është arrestimi i guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanit. Janë duke transmetuar live në këtë moment komente e qëndrime të aktorëve të ndryshëm publikë vetëm Ora News dhe News 24. Televizionet e tjera, përfshirë televizionet nacionale TVSH, TV Klan, Top-channel e Vizion Plus, janë duke vazhduar transmetimin e emisioneve të tyre të programuara qysh më parë. Ndërsa televizionet ABC News e Top News japin vetëm informacion të titruar lidhur me arrestimin e Fullanit.

Samiti i Uellsit/ Obama: Do të mundim Shtetin Islamik

Postuar në 05 Shtator, 2014 14:52

Në mbyllje të Samitit të Uellsit, presidenti amerikan, Barack Obama theksoi se Shteti Islamik (EI), përgjegjës për krimet në Irak dhe në Siri, do të mundej duke shprehur besimin se një koalicion i gjerë ndërkombëtar do të formohet kundër organizatës xhihadiste.“Kjo nuk do të ndodhë që nesër, por ne do të avancojmë në rrugën e duhur. Ne do të dobësojmë dhe në fund do të mundim Shtetin Islamik”, theksoi Obama gjatë konferencës së shtypit në përfundim të samitit të NATO-s në Nju Port.

Arrestohen guvernatori i BSH-së Ardian Fullani dhe kryeinspektorja Elivar Golemi, zëvendës guvernatore Elisabeta Gjoni merr frenat e Bankës së Shqipërisë

Postuar në 05 Shtator, 2014 13:24

"Shpërdorim detyre". Kjo është dhe akuza fillestare për të cilën është firmosur “masë arresti me burg” me vendim gjykate. Pas kësaj policia e kryeqytetit ka arrestuar mbrëmjen e së premtes, Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanin, pikërisht sapo ka dalë nga zyra e tij. Sipas informacioneve paraprake mësohet se arrestimi ka në qendër të tij skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve nga Thesari i Shtetit. Guvernatori ndodhet në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë.

Arbana Osmani në "Jamais Vu", Ora News: Jam shtatzënë

Postuar në 05 Shtator, 2014 11:31

Në ndryshim nga herë të tjera, programi "Jamais Vu", Ora News, për sonte do të startojë në orën 21.00, dhe në këtë orar do të transmetohet gjatë gjithë këtij sezoni. E ftuara e parë e këtij sezoni do të jetë prezantuesja e Top Channel-it, Arbana Osmani, që e ka për herë të parë që shkon në një studio televizive që nuk i përket TOP-it. Dhe aty ka gjetur rast të pohojë se është duke pritur të ndodhë një nga ngjarjet më të rëndësishmet të jetës së saj.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme