Samiti i Uellsit/ Obama: Do të mundim Shtetin Islamik

Në mbyllje të Samitit të Uellsit, presidenti amerikan, Barack Obama theksoi se Shteti Islamik (EI), përgjegjës për krimet në Irak dhe në Siri, do të mundej duke shprehur besimin se një koalicion i gjerë ndërkombëtar do të formohet kundër organizatës xhihadiste.“Kjo nuk do të ndodhë që nesër, por ne do të avancojmë në rrugën e duhur. Ne do të dobësojmë dhe në fund do të mundim Shtetin Islamik”, theksoi Obama gjatë konferencës së shtypit në përfundim të samitit të NATO-s në Nju Port. “Kam besim në faktin se aleatët e NATO-s dhe partnerët e saj do të jenë të gatshëm të bëhen pjesë e një koalicioni të gjerë ndërkombëtar”, nënvizoi ai duke shtuar se sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry do të shkojë, menjëherë pas përfundimit të samitit, në Lindjen e Mesme për t’iu bashkuar vendeve të rajonit. Udhëheqësit e NATO-s miratuan krijimin e një force të ndërhyrjes së shpejtë, e aftë të reagojë me shpejtësi ndaj kërcënimeve që mund t’u vijnë vendeve anëtare të Aleancës kudo në botë.

Add new comment