Ngjela: Fullani duhet të pendohet dhe të bashkëpunojë me drejtësinë

Postuar në 06 Shtator, 2014 02:53

“Fullani duhet të pendohet dhe të bashkëpunojë me drejtësinë”. Kështu është shprehur avokat Spartak Ngjela për “News24”. Pas arrestimit të Guvernatorit Fullani, avokat Ngjela i bën thirrje Parlamentit të zgjedhë menjëherë guvernatorin e ri, në mënyrë që arrestimi i Fullanit të mos ndikojë në stabilitetin financiar të vendit. “Po ta shikosh në funksion të ligjit është normale. Po ta shikosh në funksion të stabilitet financiar të vendit dhe sidomos të monedhës, guvernatori kur të shkarkohet nesër në parlament duhet të emërohet tjetri urgjent. Fakti që janë arrestuar të dy, edhe guvernatori edhe inspektori, duhet të keni parasysh një gjë;nuk ka shpërdorim , por ka bashkëpunim“, është shprehur Ngjela në “News24”. Ngjela ka theksuar më tej se Guvernatori Ardian Fullani duhet të pendohet dhe të tregojë të implikuarit, pasi shuma e vjedhur është më e madhe se 713 milion lek. “Kam përshtypjen se përderisa kemi një arrestim drastik, të menjëhershëm, për mendimin tim ka dyshime për më shumë. Mendimi im, me sa kam parë dhe kam investiguar personalisht atje, jemi përballë një vjedhje shumë më të madhe nga ajo që është ekspozuar”

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.