Elisabeta Gjoni zë vendin e Ardian Fullanit, përkohësisht. Ja çfarë thotë legjislacioni

Pas arrestimit të Guvernatorit Ardian Fullani drejtimi i Bankës së Shqipërisë i kaloi zv/Guvernatores së parë Elisabeta Gjoni. Kjo përcaktohet në ligjin e Bankës se Shqipërisë, ne kodin e procedurave administrative, por edhe legjislacioni shqiptar parashikon që "për një arsye apo një tjetër, titullari në kushtet e pamundësisë se ushtrimit te aktivitetit te tij zëvendësohet”. Derisa të sqarohet pozita juridike e Fullanit, Elisabeta Gjoni do të drejtojë Bankën e Shqipërisë. Ndërkohë ajo mban edhe postin e nënkryetares së Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë me propozim të Guvernatorit të BSH-së, Ardian Fullani, në 30 dhjetor 2011 vendosi të zgjedhë dhe të emërojë në funksionin e zëvendësguvernatorit të Parë të Bankës së Shqipërisë, zonjën Elisabeta Gjoni. Elisabeta Gjoni u zgjodh në fillim të muajit dhjetor anëtare e Këshillit Mbikëqyrës me propozimin e Këshillit të Ministrave. Në jetëshkrimin e Elisabeta Gjonit thuhet se ajo ka eksperiencë të gjatë me mbikëqyrjen financiare, fillimisht si kryetare e Komisionit të Letrave me Vlerë e më pas si Kryetare e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
L.V

Add new comment