Televizionet kanë reaguar në mënyrë të ftohtë ndaj arrestimit të Fullanit.

Postuar në 05 Shtator, 2014 15:02

Është interesante të vihet re reagimi i televizioneve pas ngjarjes, në qendër të së cilës është arrestimi i guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanit. Janë duke transmetuar live në këtë moment komente e qëndrime të aktorëve të ndryshëm publikë vetëm Ora News dhe News 24. Televizionet e tjera, përfshirë televizionet nacionale TVSH, TV Klan, Top-channel e Vizion Plus, janë duke vazhduar transmetimin e emisioneve të tyre të programuara qysh më parë. Ndërsa televizionet ABC News e Top News japin vetëm informacion të titruar lidhur me arrestimin e Fullanit. Kjo mund të merret si shenjë e normalitetit mediatik në vend, por duhet thënë se është hera e parë që verifikohet ky reagim i ftohtë pas një ngjarjeje të bujshme, ndoshta njërës prej më të bujshmeve të llojit të vet gjatë dy dekadave të fundit.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.