Arbana Osmani në "Jamais Vu", Ora News: Jam shtatzënë

Në ndryshim nga herë të tjera, programi "Jamais Vu", Ora News, për sonte do të startojë në orën 21.00, dhe në këtë orar do të transmetohet gjatë gjithë këtij sezoni. E ftuara e parë e këtij sezoni do të jetë prezantuesja e Top Channel-it, Arbana Osmani, që e ka për herë të parë që shkon në një studio televizive që nuk i përket TOP-it. Dhe aty ka gjetur rast të pohojë se është duke pritur të ndodhë një nga ngjarjet më të rëndësishmet të jetës së saj. “Po, jam shtatzënë, pas disa muajsh do të bëhem mama; dhe kështu për ca kohë nuk do të jem në ekranin e Top Channel-it”, i tha ajo gazetarit M. Nano.
Re.Pu.

Add new comment