Spartak Braho: Prokuroria është e mbushur me denoncime, ka në axhendën arrestime të tjera

Pas arrestimit të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani dhe Inspektores së Përgjithshme Elivar Golemi, kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, në një linjë telefonike për “Ora News” deklaroi se Prokuroria ka në axhendën e saj të këtij sezoni vjeshtor mjaft çështje të rëndësishme që lidhen me skandale në fusha të ndryshme. “Padyshim që do ketë arrestime të tjera dhe duhet të ketë arrestime të tjera. Kjo është situata që kemi trashëguar dhe veprime të tjera në kundërshtim me ligjin. Dhe mjaft çështje të tjera shumë të rëndësishme janë tashmë në duart e Prokurorisë. Unë pres arrestime të tjera në fusha të tjera, Prokuroria është e mbushur me denoncime në Financa, Tatim-taksa. Nuk dua të veçoj se nuk dua të bëj kasandrën në këtë mes, por di që Prokuroria ka në axhendën e saj mjaft çështje që lidhen me skandale të ndryshme në fusha të ndryshme. Mazhoranca e ka në axhendën e saj luftën kundër korrupsionit por unë nuk mendoj se axhenda e mazhorancës është dhe axhenda e prokurorisë”.
L.V

Add new comment